Hapën lokalet, Policia gjobit me nga 10 milionë lekë subjektet në Kukës

Pronarët e tre lokaleve në qytetin e Kukësit janë gjobitur me nga 10 milionë lekë, pasi kanë thyer karantinën dhe kanë hapur aktivitetet e tyre, përkundër masave të vendosur nga qeveria për koronavirusin.

Policia e Kukësit njofton se ka konstatuar tre lokale hapur gjatë 24 orëve të fundit duke thyer kështu aktin normativ, e për pasojë janë gjobitur shumë rëndë.

Nga Drejtoria e Kukësit mësohet se tre lokale janë gjobitur me masën administrative 10 milionë lekë./Fjala.al/