Lajm i mirë/ Universiteti i Oksfordit shumë afër gjetjes së vaksinës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bota është duke kërkuar për një kurë efikase kundër koronavirusit. Universiteti britanik i Oksfordit është në avantazh për shpikjen e vaksinës.

Shkencëtarët italianë kanë gjetur 35 molekula të cilat do të përdoren tani për të testuar efektin e medikamenteve kundër virusit Sars-Cov-2.

Kompania “Sibylla Biotech” në bashkëpunim me Institutin italian të Fizikës Bërthamore, njoftuan se molekulat i përkasin familjes së hidroksiklorokinës, dhe me to synohet jo vetëm të ulet rreziku i efekteve anësore të medikamenteve kundër koronavirusit, por edhe të ripërshtatet terapia për sëmundjen virale.

Në simulimet kompjuterike, dyshohet se ato arrijnë të bllokojnë riprodhimin e virusit në strukturat proteinike tek qeliza mushkërore.

Kjo tezë mbetet për t’u provuar edhe në laborator.

Hidroksiklorokina, ndërkaq, një medikament i përdorur kundër malaries, është përmendur edhe më parë si një alternativë për trajtimin e Covid-19.

Së fundmi janë rritur shpresat edhe për gjetjen e një kure nëpërmjet vaksinave të reja, që sipas OBSH-së do duan të paktën 1 vit për t’u prodhuar në masë.

Më në avantazh raportohet se është Universiteti i Oksfordit në Britaninë e Madhe, pasi ilaçi i tyre eksperimental i testuar te majmunët ka konfirmuar shërimin e tyre nga infeksioni edhe pas ekspozimit të mëpasshëm ndaj koronavirusit.

Vaksinat janë injektuar edhe te pacientë vullnetarë ndërsa brenda muajit shtatorit shpresohet të jetë përcaktuar përmbajtja e saj kimike por edhe të jenë prodhuar me milionë doza për të sëmurët.

Edhe laboratorë të tjerë nëpër botë kanë nisur provat klinike te njerëzit.

Në Kinë, një vaksinë e katërt eksperimentale u testua të martën në ambientet e Institutit Kombëtar të Vaksinave dhe Serumit.

Vendi thotë se nëse rezulton efektive, kompania ka kapacitetin për të prodhuar deri 100 milionë doza në vit për arsye urgjencash apo vaksinimi rutinë.

Të fundit

Trump i bën marketing kompanisë së Musk, inkurajon amerikanët të blejnë Tesla

Donald Trump ka blerë një Tesla për të mbështetur kompaninë e Elon Musk, të cilën ai e quan “fëmija...

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i mirë ushiqmor. Nëse i respektoni...

Rusët dhe ukrainasit me qëndrime të ndryshme rreth propozimit për armëpushim

Pas bisedimeve tetë orë SHBA – Ukrainë në qytetin saudit Xhedah të martën, administrata e Presidentit Donald Trump tha se do të heqë menjëherë...

Petro Koçi i shkruan Berishës: I dashur mallkimi i Shqipërisë dhe ‘peshkaqeni’ i krimit!

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, i është përgjigjur ashpër ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit e sulmoi në deklaratat e tij publike....

Zgjedhjet/ Kryeministri Edi Rama do jetë në listën e mbyllur në qarkun e Tiranës

Kryeministri Edi Rama do të jetë në listën e mbyllur në qarkun e Tiranës për zgjedhjet e 11 majit. Në këtë mënyrë kreu i mazhorancës shoi edhe zërat...

Lajme të tjera

Web TV