Ngacmonte punonjëset e kompanisë, pranga 33-vjeçarit dhe 6 personave të tjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia në Elbasan ka arrestuar 7 persona nga të cilët 3 kanë qenë të shpallur në kërkim. Akuza të ndryshme rëndojnë mbi këta persona, e njëra prej tyre është dhe ngacmimi seksual ndaj punonjësve.

Njoftimi i plotë:

Strukturat e Policisë, krahas angazhimit për zbatimin e masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë vijuar punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 7 shtetas, nga këta 4 janë arrestuar në flagrancë dhe 3 kanë qenë të shpallur në kërkim.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Shkatërrim prone” dhe “Kundërshtim i punonjësit të Policisë”, i shtetasit A. M. alias A. M., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer me sende të forta xhamat e një objekti në Rrugën e Elbasanit dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë për të shmangur shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Ngacmim seksual”, i shtetasit E. Q., 33 vjeç, pasi në mënyrë të vazhdueshme ngacmonte punonjëset femra të një kompanie, duke i shkaktuar frikë dhe ankth.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, shtetasin R. M., 42 vjeç, i cili kishte përfituar leje për qëndrim të përkohshëm në shtëpi, në bazë të Aktit Normativ Nr. 7, datë 23.03.2020, por është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës së tij.

Në vijim të punës për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese të shpallura për parandalimin e përhapjes së COVID-19, specialistët e Qarkullimit në DVP Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.55 mg/l dhe në kundërshtim me Aktin Normativ.

Lexo edhe :  A marrin leje në SPAK gazetarët për publikimin e lajmeve? Ja si përgjigjet Altin Dumani

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit: E. H., 45 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Vetëgjyqësi” dhe “Plagosja e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim; A. D., 25 vjeç dhe R. S., 20 vjeçe, të shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Blerja e votave në Fier/ Reagon PS: Fushata nuk është arenë shpikjesh e intrigash

Ministrja Balluku, në një reagim në rrjetin social, komentoi zhvillimin e fundit në Fier  lidhur me arrestimin e një...

Hekurudha Durrës-Prishtinë/ Prezantohet studimi i fizibilitetit

Zv.kryeministrja Belinda Balluku, e pranishme në prezantimin e studimit të fizibilitetit për hekurudhën Durrës-Prishtinë. “Është hekurudha kuqezi. E kthen kombin shqiptar në pol magnetizimi për...

Çifti i lezbikeve nga Shkodra fiton azilin në Britani: Ja çfarë na ndodhi në Shqipëri

Një çift lesbikesh nga Shkodra nga Shqipëria ka fituar azilin në Mbretërinë e Bashkuar pasi dëshmuan se “Shqipëria është homofobike”. The Telegraph i ka kushtuar...

Europa dënon vrasjen e 34 civilëve në Ukrainë, Zelensky: Trump të shikojë njerëzit tanë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka ftuar Donald Trump të vizitojë vendin e tij përpara çdo marrëveshjeje me Rusinë për t'i dhënë fund luftës. “Ju...

Të rehatshme dhe me stil: Ja si t’i vishni pantallonat me prerje “barrel”

Pantallonat barrel – të njohura edhe si “pantallona me këmbë të gjera” – karakterizohen nga një formë e gjerë në pjesën e sipërme (tek...

Lajme të tjera

Web TV