Pinë dezifektues për të parandaluar Covid-19, dy burrat përfundojnë në spital

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zyrtarët në Xhorxhia, Atlanta thanë se dy burra të cilët vuajnë nga probleme psikologjike kanë konsumuar dezifektantë shtëpiakë në përpjekje për tu mbrojtur nga koronavirusi, Covid-19, raporton Atlanta Journal-Constitution.

Gaylord Lopez, drejtori i ‘Georgia Poison Center’, i tha gazetës se një burrë ishte shtruar në spital të shtunën, pasi ai pretendoi të kishte konsumuar 453 gram zbardhues në përpjekje “për të parandaluar COVID”.

“Ai tha se kishte konsumuar 453 gram zbardhues,” tha Lopez. “Unë nuk di se si mund të konsumosh 453 gram zbardhues, por gjithsesi, ai është një pacient me probleme psikike.”

Lopez tha që burri u transportua më vonë në një repart psikiatrik.

Drejtori tha se një burrë tjetër ishte shtruar gjithashtu në spital pasi kishte pirë solen pishe të përzier me birrë dhe ilaçe dhimbjeje.

Është e paqartë, tha Lopez, nëse të dy burrat kishin provuar të konsumonin dezifektuesit pasi dëgjuan nga Presidenti Trump se ato parandalojnë Covdi./Burimi: The Hill

Të fundit

35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Rasti i vrasjes që doli në dritë në Brazil po shkakton tronditje dhe tmerr, me autorin e krimit një...

BE ka frikë nga Trump: Duam marrëveshje

Disa vende të Bashkimit Europian kanë sinjalizuar se duan të arrijnë një marrëveshje të shpejtë me SHBA-në për të shmangur kërcënimin e Donald Trump...

Ka vetëm një rrugë për shpëtimin e PD, ekspertët japin zgjidhjen

BIRN - Në peizazhin aktual politik paszgjedhor në Shqipërisë, BIRN shqyrton pse, pas një tjetër humbjeje shkatërruese, Partia Demokratike rrezikon të humbasë rëndësinë nëse...

Paralajmërimi nga bota: epidemitë rikthehen për shkak të rënies së vaksinimit

Komuniteti global po përballet me një krizë serioze të shëndetit publik, pasi sëmundjet që konsideroheshin pothuajse të zhdukura po rishfaqen dhe po kërcënojnë jetën...

Çmimet e larta të biletave, reagon Duka: Është rritur ekonomia, edhe kombëtarja

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për RTSH me gazetarin Kristo Thoma, ka trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me...

Lajme të tjera

Web TV