Rikthimi i futbollit, mjeku Pipero: Ndeshjet të bëhen 40 minuta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku Pëllumb Pipero ka folur për mundësinë e rinisjes së aktiviteteve sportive në vend dhe të futbollit në veçanti dhe disa rregulla që sipas tij duhet të respektohen me patjetër.

Në një intervistë për “RTSH Sport” Pipero theksoi se nëse futbollistët nuk do të mund të përballojnë 90 minutat e lojës, atëherë duhet ndeshjet duhet të luhen për 40 minuta.

“Është një pyetje e vështirë, por është një pyejte që duhet të marrë nga përgjigje nga epideomologët. Mendoj që nëse gjatë stërvitjes ka mundësi të respektohet distanca fizike dhe kjo mund të bëhet gjatë stërvitjeve. Për ndeshjet me duket pak më e vështirë për ta realizuar.Të gjitha masat që mund të merren si bërja e tamponëve, nuk na siguron që jemi 100% të painfektuar. Unë si mjekë mund të thoja që po mund të lejojmë stërvitjen edhe ndeshjet, por janë një sërë masash që duhen marrë.

E kemi thënë shumë herë që mosha e re mund të preket dhe të mos të ketë simptoma. Do të thoja që nëse do të lejohet aktiviteti, duhet të respektojnë distancimin social pasi mund të infektojnë pjesën tjetër të familjes. Nuk jam dakord që sportet e tjera në ambient të mbyllur të hapen pasi është ndryshe futbolli që luhet në një ambient të hapur. Mendoj se lojtarët mund ta përballojnë nga ana fizike. Po përse mund të mos reduktohet koha e lojës e të zhvillohen dy pjesë nga 20 minuta”, përfundoi Pipero.

Të fundit

Fieri, motori i blegtorisë shqiptare! Rritje, investime dhe standarde të reja

Prodhimi vendas në Shqipëri kohët e fundit është bërë objekt i sulmeve të shumta në media, shpeshherë pa argumente...

Portieri më i mirë i vitit, publikohen nominimet e trofeut Yashin 2025

Gianluigi Donnarumma është favoriti kryesor për të fituar Trofeun Yashin 2025, çmimin që i jepet portierit më të mirë të sezonit nga France Football. Gardiani i...

Ter Stegen vijon “luftën” me Barçën, nuk nënshkruan asnjë raport mjekësor

Marc-Andre ter Stegen vazhdon t’i rezistojë me vendosmëri presionit nga Barcelona dhe refuzon të nënshkruajë raportin mjekësor që klubi po i dërgon La Ligës për...

Son prezantohet tek Los Angeles: “Nuk ishte zgjedhja ime e parë, më mbaruan energjitë”

Pas dhjetë vitesh te Tottenham, Son Heung-min mbërrin në MLS dhe tashmë po i jep flakë Los Angelesit. Sulmuesi korean është prezantuar zyrtarisht si lojtar i ri për...

Kush po e sulmon prodhimin vendas?

Nga Leonard Veizi Duket sikur jetojmë brenda një rrethi vicioz nga i cili nuk po gjejmë dot rrugë shpëtimi. Një mjegull mosbesimi, frike dhe përçmimi...

Lajme të tjera

Web TV