Aktorët e “Friends” ende arkëtojnë fitimet e serialit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Seriali “Friends” arriti të mbërthejë publikun e viteve ’90, por edhe shumë më mbrapa, për plot 10 vjet, deri kur producentët vendosën ti japin fund në vitin 2004.

“Warner Bros”, kompania filmike që e prodhoi për një dekadë, ende sot arkëton 1 miliardë dollarë në vit, vetëm prej serive që vijojnë të ritransmetohen, pasi duket se publiku nuk ka të ngropur me kastën e aktorëve dhe humorin e Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Matthew Perry dhe David Schwimmer.

Edhe ata, së bashku me kompaninë, arkëtojnë fitimin e tyre sipas kontratës së firmosur në vitin e largët 1993. Madje, aktorët janë tashmë në diskutimin e kontratës për shumën individuale të 1 milionë dollarëve secili për epidosin e fundit, që pritet të shfaqet sezonin e ardhshëm.

Të gjithë janë mjaftueshëm të kamur, vetëm nga pjesëmarrja në serialin “Friends”. David Schëimmer që njihet për rolin e Ross Geller ka psuri neto prej 85 milionë dollarësh. Rachel që luhet nga aktorja Jennifer Aniston ka një llogarinë e saj bankare plot 240 milionë dollarë.

Friends ishte roli i parë i rëndësishëm për aktoren, në atë kohë thjesht një bjonde simpatike por pa eksperiencë në kinemë. Personazhi i Rachel i hapi rrugën e gjatë drejt Hollivudit, me dhjetëra role kryesisht në komedi. Matthew Perry që luan rolin e Chandler ka patur sukses edhe në vijim dhe sot zotëron pasuri neto prej 80 milionë dollarësh. edhe Courteney Cox i ka ecur karriera në aktrim, sot zotëron pasuri prej 120 milionë dollarësh.

Edhe pse karriera e tij nuk ka qënë ajo që mendohej në vitet ’90, Joi apo Matt LeBlanc nuk ka patur suksesin e Friends, por këto ditë nuk vuan nga financat pasi ka siguruar në llogari 80 milionë dollarë. Së fundmi Phoebe që luhet nga Lisa Kudroë e që e kemi parë më rrallë në ekran ka arkëtuar përgjatë viteve 70 milionë dollarë./Fjala.al/Burimi:NickiSwift

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV