Covid-19/ Basha: Qeveria manipulon shifrat e personave të infektuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë sonte se shifrat e personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë nuk janë reale dhe thekson se janë manipuluar nga qeveria.

Nga emisioni “Opinion”, Basha tha se numri i të infektuarve nga Covid-19 në vendin tonë është më i lartë dhe se shifrat e ulëta të viktimave janë nga mungesa e testimeve.

A mendoni se ka ardhur koha për lehtësimin e tyre?

Nëse qeveria do të kishte pasur një plan dhe të kishte patur transparencë, Shqipëria sot do të ishte më e hapur dhe nuk do të kishim këtë gjendje ku pandemisë së COVID-19 i bën konkurencë pandemia po aq e rrezikshme, ajo ekonomike. Problemi është kur ke shifra zyrtare të cilat nuk janë transparente por përpilohen sipas një protokolli që mbahet sekret. Ku numri i testimeve e ke më të ulët atëherë ke dhe numrin e ulët të infektimeve dhe u shet shqiptarëve sapunin për djathë.  Në raport me vendet e tjera të Europës, raporti është 1 me 10, 1 me 100 i testimeve në Shqipëri, në raport me vendet e tjera të rajoni janë 1 me 3, 1 me 4 dhe në rastin më të mirë 1 me 2. Pra qeveria e ka mbajtur të ulët numrin e testimeve dhe shifrat që na tregon nuk janë shifrat e realitetit. Këtë mund ta shikoni fare thjesht, para pak ditësh kurba nisi aq lartë sa më 4 prill. Kurbës së Shqipërisë nuk i përafrohet asnjë vend tjetër pasi janë mbajtur testime të ulëta. Gjurmimi i personave nuk është bërë. Është akoma më e vështirë kur nuk ke kite testuese.

Të fundit

Pas Alimehmetit, edhe Lisandër Hoxha kërkon rivlerësimin e votave preferenciale

Kandidati i PD në zgjedhjet e 11 majit, Lisandër Hoxha, i është drejtuar me një kërkesë Komisionit të Ankesave...

Deputeti socialist: 83 mandatet e PS janë meritë e Saliut!

Për deputetin socialist Petro Koçi, vota e 11 majit ishte një protestë ndaj Berishës. I ftuar në edicionin ‘Tirana Live’, Koçi tha se në...

Toka dhe shtëpia pa letra, avokati shpjegon hapat: Ja si t’i regjistroni!

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” ishte i ftuar avokati Erald Aga, i cili foli në lidhje me ligjin 2020. Ai ka sqaruar...

Diagnostikimi i sëmundjes së Alzheimerit vetëm me një analizë gjaku!

FDA ka dhënë dritën jeshile për testin e parë të bazuar në analizën e gjakut për diagnostikimin e sëmundjes së Alzheimerit, një teknologji premtuese...

Fshati zviceran “gëlltitet” nga akullnaja/ Pamjet pas katastrofës (VIDEO)

Pamjet e reja befasuese tregojnë momentin kur një fshat zviceran varroset nga një akullnajë e rrëzuar, duke shkatërruar shtëpi me kryebashkiakun që tha se...

Lajme të tjera

Web TV