Deputeti Valteri: Varfërinë nuk e solli virusi por e gjeti mes jush-VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i opozitës së re, Halit Valteri ka hedhur akuza të ashpra ndaj mazhorancës dhe klasës politike, mbi mënyrën se si po menaxhohet kriza e krijuar nga koronavirusi.

Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Valteri tha se klasa politike për gjatë 30 viteve vetëm ka rrjepur dhe ka vjedhur shqiptarët duke i bërë ata edhe më të varfër.

Sipas tij, varfërinë tek shqiptarët nuk e solli as tërmeti i vitit të kaluar dhe as pandemia e koronavirusit, por vetë klasa politike.

Po kalojmë kohë të vështira, por edhe më të vështirë e kam që t’i përgjigjem arsyes se si ka mundësi që edhe në kohë kaq kritike sheh ende disa të marrë që mburren nën hijen e tyre që tentojnë në të gjitha mënyrat ku të munden dhe sa të munden të infektojnë bashkëjetesën dhe harmoninë si në kohë lufte si në kohë paqeje. Janë njësoj, janë i njëjti xhins, i njëjti stof, i njëjti refren, të njëjtët të marrë që sillen vërdallë duke infektuar 30 vjet këtë sallë që nuk ka Pëllumb Pipero që ju merr përsipër. A ka fudollëk më të madh që t’u thuash atyre që të kanë votuar dhe atyre që s’të kanë votuar se në këtë luftë jemi të gjithë në të njëjtën anije, por kjo anije e rraskapitur, po fut ujë çdo ditë e më shumë. A  ka maskarallëk më të madh që t’u tregosh atyre që të kanë votuar se nuk do të vdesim për bukë ndërkohë që ju shtroni darkë pasanikësh në vilat tuaja luksoze. Varfërinë nuk e solli as virusi as tërmeti, por e gjeti këtu në mesin tuaj. Shqiptarët janë më të varfër se dje, prej tërmetit, prej virusit dhe halleve që kanë. Po si ka mundësi që nuk bëni atë për të cilën paguheni”, u shpreh deputeti Valteri në Kuvend./Fjala.al/

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV