Dështimi i mësimit virtual, shkollat kyçen deri në shtator

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që prej datës 9 mars nxënësit dhe studentët në të gjithë vendin iu nënshtruan një eksperimenti shkollor për shkak të pandemisë së koronavirusit, duke lënë bankat e shkollave dhe auditoret për të vijuar shkollimin nëpërmjet telefonave e kompjuterave. Po sa i drejtë ishte vendimi i ministrisë së Arsimit për moshapjen e shkollave dhe a ka funksionuar mësimi online? Flasin për gazetën Fjala Rigels Xhemollari, drejtor ekzekutiv i organizatës Qendresa Qytetare dhe Ardi Stefa, mësues dhe ekspert arsimi. Ministria: “U kushtëzuam nga situata me koronavirusin”.

Nga Blerina Gjoka

Zhurma e zërave të fëmijëve në oborrin e shkollës, ulja në bankat prej druri, dërrasa e zezë, shkumësi dhe imazhi hijerëndë dhe i dashur i mësuesit/es janë një imazh i së shkuarës së afërt. E tashmja na ofron fëmijë të ulur pas një telefoni smart apo një kompjuteri në një klasë virtuale e cila mund të fshihet nga ekrani në çast nëse nuk ka lidhje interneti. E ardhmja nuk dihet se çfarë imazhi do të na sjellë për shkollën, por duket se ajo nuk do t’i ngjajë më asaj që kemi njohur. Pandemia e koronavirusit ka detyruar shkollat në të gjithë botën që të mbyllin dyert për nxënësit e tyre. Që prej datës 9 mars edhe në Shqipëri janë mbyllur të gjitha shkollat dhe universitetet, duke u futur disa ditë më vonë në një sistem mësimi online. Shkolla virtuale, një koncept i ri për Shqipërinë i papraktikuar më parë, i gjeti të papërgatitur mësuesit dhe nxënësit duke eksperimentuar me rrjete sociale krijimin e klasave virtuale në platforma të ndryshme, apo dërgimin e testeve e detyrave dhe vlerësimin e tyre nëpërmjet aplikacionit ëhatsapp. Çdo nxënësi nga klasa e parë u duhej të posedonin një telefon ose kompjuter dhe të kishin akses në internet për të bërë mësimin online, ndërkohë që e gjithë përgjegjësia për frekuentimin e mësimit apo shpjegimin e koncepteve të reja binte mbi prindërit.

Kur pritej që të lajmërohej plani i hapjes graduale të shkollave që po praktikohet në vendet europiane të prekur nga pandemia e koronavirusit, më 27 prill, Ministria e Arsimit vendosi mbajtjen e dyerve të shkollave mbyllur të paktën deri në vjeshtë, duke e deklaruar mbylljen e vitit shkollor nëpërmjet mësimit virtual deri në fund të muajit maj. Në një prononcim për gazetën “Fjala” përfaqësues të Ministrisë së Arsimit thanë se: “Grupi i punës i përbërë nga ekspoertët më të mirë të arsimit vendosën që të mos hapen shkollat për shkak të situatës me koronavirusin, por ky vendim kurrsesi nuk prek nxënësit në rezultate, pasi do të njihen të gjithë notat e marra nga secili nxënës deri më datë 9 mars”-thuhet në reagim, madje, shtojnë burimet zyrtare, “Mund të ketë rritje notash nga vlerësimi i mësimit online sipas vlerësimit që kanë bërë mësuesit”. Provimet e klasës së 5 dhe 9 nuk do të kryhen, vetëm maturantët do të kenë mundësi të zhvillojnë provimin e përfundimit të sistemit parauniversitar. Ministrja Besa Shahini tha se nxënësit do të vlerësoheshin për vitin shkollor sipas notave që kanë pasur në regjistër deri më datën 9 mars kur u mbyll shkolla, duke pranuar në një farë mënyre “dështimin e shkollës virtuale” të kësaj periudhe.

Lexo edhe :  “The Guardian”: Ç’ndodh në Tiranë në prag të ndeshjes me Serbinë

Gjithashtu ajo u la në dorë prindërve që të vendosin për përsëritjen e vitit shkollor për fëmijët e tyre nëse nuk janë të kënaqur me vlerësimet për fëmijët. Pra, shkolla do të quhet e vlefshme në letra për këtë vit, por në fakt nuk e ka arritur synimin e saj. Prindërit prisnin që shkolla të hapej gradualisht duke ofruar siguri për distancë sociale, klasa me pak nxënës dhe plotësimin e kushteve të higjienës në shkolla, por kjo nuk ndodhi. Burime nga Ministria e Arsimit i thanë gazetës Fjala se “vendimi për moshapjen e shkollave ishte i kushtëzuar nga kushtet në të cilat ndodhen aktualisht shkollat me klasat të tejmbushura me nxënës dhe disa prej tyre zhvillojnë mësimin me turne për shkak të mbingarkesës”. Pra, ishte e vështirë të siguronte distancimin social si masë parandaluese për mospërhapjen e virusit. Po ashtu burimet pranuan se “nuk mund të merreshin për bazë vlerësimet e bëra gjatë kohës së mësimit online për shkak të problematikave të shumta dhe mungesës së frekuentimit rigoroz nga nxënësit”.

Sa i drejtë ishte vendimi i Ministrisë së Arsimit për moshapjen e shkollave dhe a ka funksionuar mësimi online? Flasin për gazetën “FJALA” Rigels Xhemollari, drejtor ekzekutiv i organizatës “Qendresa Qytetare” dhe Ardi Stefa, mësues dhe ekspert arsimi.

Të fundit

Finalistët e çmimit të fotografisë Olive Cotton 2025

Çmimet Olive Cotton shënuan 20-vjetorin e tyre me stil, me një numër rekord aplikimesh dhe një çmim të madh...

Dy burra dhe një spektakël

Enver Robelli 288 milionë dollarë. Kaq para ia ka dhuruar Elon Musk ish-presidentit Donald Trump për ta bërë sërish president. Më 3 nëntor 2024 Musk kishte arsye...

Barazim me “peng” për Shqipërinë/ Mbyllet pa gola sfida me Serbinë në “Air Albania”

Shqipëria barazon pa gola ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare”, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Kuqezinjtë treguan dëshirë të madhe që në fillim,...

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Në një ceremoni në selinë e Unionit Afrikan Bill Gates njoftoi se fondacioni i tij do të mbështesë masivisht projektet shëndetësore dhe bujqësore në...

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në stadiumin “Air Albania”, loja është...

Lajme të tjera

Web TV