Lobimi në SHBA/Shtyhet për në 14 maj dosja e Lulzim Bashës

Gjykata e Apelit në Tiranë ka shtyrë për në 14 maj dosjen e Lulzim Bashës mbi akuzat e tij lidhur me lobimet e kryedemokratit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Apeli ka kërkuar të njihet me dosjen “Basha”, ku ankimin e Prokurorisë mbi vendimin, do ta gjykojë Shpresa Beçaj, Alaudin Malaj dhe Shkëlqim Mustafa.

Prokuroria e Tiranës ka apeluar vendimin e gjyqtarit Lazër Sallaku që i dha pafajësi Bashës dhe ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Arben Ristani si dhe shefit të financës së këtij subjekti Ilir Dervishi.

Gjykata e Tiranës rrëzoi akuzat ndaj Bashës, Ristanit dhe Dervishit për falsifikim formularësh pasi nuk ekzistojnë prova. Në 41 faqe vendim të gjykatës së Tiranës thuhej se nuk ekziston fakti penal.