Mjeku i Donald Trump tregon ilaçin që mund të zhdukë koronavirusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Remdesiviri, një ilaç eksperimental antiviral, ka rezultuar i efektshëm në trajtimin e pacientëve me COVID-19. Lajmi u bë i ditur të mërkurën nga kreu i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, doktor Anthony Fauci.

“Remdesiviri ka një efekt të qartë e të rëndësishëm pozitiv në zvogëlimin e kohës për t’u shëruar”, u tha zoti Fauci gazetarëve në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë. “Ai është një ilaç mund të bllokojë këtë virus”.

Më 21 shkurt në Institutin Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive nisi një gjykim ndërkombëtar i një prove klinike mbi efektin e placebos tek qindra pacientë me koronavirus të shtruar në spital tha zoti Fauci. Pacientët që trajtoheshin me Remdesivir u duhej 11 ditë kohë për t’u shëruar krahasuar me 15 ditë që u nevojiteshin atyre pacientëve që u jepej placebo.

“Sa herë ka prova të qarta se një ilaç funksionon, kemi detyrimin etik që tua tregojmë menjëherë njerëzve që janë në grupin e atyre që trajtohen me placebo, që dhe ata të mund të kenë qasje. Provat e tjera që po kryehen tashmë me ta kanë një standard të ri të kujdesit”, u tha zoti Fauci gazetarëve.

Remdesiviri, një ilaç antiviral i prodhuar nga kompania amerikane “Gilead Sciences”, është një ilaç për përdorim intravenoz, që ndërhyn tek një enzimë që riprodhon materialin gjenetik viral. Në testet e kryera tek kafshët kundër SARS-it dhe MERS-it, sëmundje të shkaktuara nga koronaviruse të ngjashme, Remdesiviri ka ndihmuar në parandalimin e infeksionit dhe uljen e ashpërsisë së simptomave. Por ilaçi nuk është miratuar për përdorim të mundshëm nga asnjë vend në botë. Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave pritet të japë të mërkurën autorizimin për përdorimin urgjent të tij për trajtimin e pacientëve me COVID-19. Një studim tjetër me Remdesivir nuk ka dalë në ndonjë përfundim pozitiv, çështje për të cilën gazetarët e pyetën zotin Fauci.

Lexo edhe :  Turqia hyn në Evropë, përfundon blerjen e Piaggio Aerospace italiane

“Është një studim i mangët”, tha zoti Fauci për studimin botuar në revistën mjeksore “The Lancet” sipas të cilit Remdesiviri nuk ishte efektiv në trajtimin e pacientëve me COVID-19. “Nuk është studim adekuat”, tha ai. COVID-19 ka shkaktuar deri tani vdekjen e më shumë se 226,000 njerëzve në të gjithë botën, nga të cilët mbi 60 mijë në Shtetet e Bashkuara. Numri i personave të infektuar në SHBA e tejkalojn të një milion vetët, më shumë se në çdo vend tjetër të botës. Të mërkurën Presidenti Donald Trump la të kuptohet se shifra është “tregues i mundësive superiore testuese të vendit”.

“Të mendosh që Shtetet e Bashkuara kanë më shumë raste sesa Kina a beson vërtet dikush këtë gjë?!” shtoi zoti Trump. Ai fajësoi sërisht Kinën, vendi ku raportua rasti i parë me koronavirus, si dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë, lidhur me pandeminë.

“Ata na keqinformuan”, tha zoti Trump për OBSH-në, duke e quajtur atë “një instrument të Kinës”.

“Ata (Kina) nuk mund të përshëndeten rreth asaj që ndodhi dhe OBSH në thelb po bën këtë gjë”, u tha zoti Trump gazetarëve. “Kjo krijon probleme me ne”, shtoi ai.

Në fillim të këtij muaji Presidenti ndërpreu fondet amerikane për organizatën, që llogaritet çdo vit nga 400 në 500 milionë dollarë. OBSH-ja thotë se po punon me partnerët e saj për të mbyllur hendekun financiar të krijuar për shkak të vendimit të administratës Trump. Shtetet e Bashkuara janë donatori më i madh i OBSH-së. “Mund t’ua japim ato (paratë) grupeve më të vlefshme. Do të marrim një vendim në një të ardhme të afërt”, tha Presidenti Trump./VOA/

Të fundit

3 yje në shitje, Barcelona gjeneron 140 mln euro

Nevoja për të gjeneruar të ardhura për të qenë në rregull me ligjet e fair-playit financiar dhe dëshirën për...

Rama ultimatum bankave të nivelit të dytë/ Interesi i kredive do jetë deri në 2 përqind

Kryeministri Rama ka dhënë një mesazh dhe për bankat e nivelit të dytë lidhur me kredinë për bujqësinë. Ai theksoi se interesi duhet të...

Irani pezullon bashkëpunimin me inspektorët e huaj bërthamorë

Irani e pezulloi përkohësisht bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (IAEA). Presidenti Masoud Pezeshkian e nënshkroi legjislacionin përkatës, raportoi të mërkurën agjencia e lajmeve...

“Do pezullojmë totalisht AKU”/ Paralajmëron Rama: Më shumë bën dëm se sa rregullon

Në fjalën e tij në mbylljen e ditës së parë të dialogut për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, Kryeministri Edi Rama kërkoi që të nxirret...

Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do armëpushim 60-ditor dhe jo të përhershëm?

Në luftën e gjatë të Gazës, ky është një moment i rëndësishëm. Për palestinezët e enklavës, për pengjet izraelite dhe familjet e tyre, ky...

Lajme të tjera

Web TV