Pas kritikave, Kylie rikthehet por pa bikini

Pasi fshiu të gjitha provat që tregonin ndërhyrjet me Photoshop në fotografitë e karantinës, Kylie Jenner u rikthye në rrjetet sociale, pa i kthyer përgjigjie asnjë kritike.

22 vjeçarja zgjodhi që këtë herë të shmangë fotot me bikini por të promovojë linjën e re të veshjeve të motrës së saj Kim. Pavarësisht faktit që Kim ka 172 milionë ndjekës, për të reklamuar suksesin e rradhës të saj ka menduar edhe Kylie.

Një dite më parë, Kylie u vu në qendër të kritikave pas photoshopit në disa foto, ku kishte holluar dhe zgjatur këmbët. Ndjekësit e akuzonin se Kylie është mjeshtre e photoshopit dhe çdo foto e saj është e rregulluar. Fjala.al/Burimi: DailyMail