Plagosja me armë me silenciator në Shkodër, Gjykata jep masën për autorin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Shkalles së parë në Shkodër ka caktuar masën e arrestit për Hasan Isufin, i dyshuar kryesor për plagosjen e 50-vjeçarit, Gëzim Bici në Shkodër para dy ditësh.

Për autorin e dyshuar është caktuar masa e sigurisë arrest me burg, ndërsa pala mbrojtëse ka kërkuar paligjshmërinë e arrestit si dhe masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Vendimi u dha nga gjyqtarja Kostandina Kuro me kërkesë të prokurorit Astrit Halilaj, ndërsa bëhet me dije se i dyshuari nuk ka folur në seancë ndërsa me përpara në polici ka mohuar autorësinë e plagosjes.

Nga të dhënat e para dhe pista kryesore që po heton policia është pikërisht pronësia, pikërisht një ndërtesë që kishte 50-vjeçari i plagosur që pretendonte ta kthente në hotel dhe restorant.

Bici u plagos në qafë e në dorë me dy plumba, ndërsa bëhet me dije se ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë./Fjala.al/

 

 

Të fundit

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit/ Lëshohen 100 raketa drejt Jerusalemit

Televizioni shtetëror iranian njoftoi se Irani ka filluar valën e dytë të sulmeve në kuadër të Operacionit “Premtimi i...

Bombardimet e Izraelit vrasin këshilltarin e lartë të Khameneit, Irani hakmerret

Mediat iraniane konfirmuan sot se Ali Shamkhani, këshilltari i liderit suprem Ali Khamenei, ka ndërruar jetë pas plagëve të marra gjatë sulmit të djeshëm...

E rëndë në Itali/ Ish-burri vret 45-vjeçaren shqiptare, viktima nënë e dy fëmijëve

Një ngjarje kriminale ka tronditur qytetin e Tolentinos në provincën e Maceratës, në Itali. Një grua 45-vjeçare, e identifikuar si Gentja Hudhra, me origjinë shqiptare,...

Sa mund të zgjasë ‘kriza’ e re midis Izraelit dhe Iranit!/ Rreziku i përshkallëzimit

Rrënojat e një rakete iraniane në shkretëtirën jordaneze. Një dron-kamikaz i kapur pranë Detit të Vdekur. Mbrojtja ajrore amerikane në veprim për të ndalur...

Kërkon lirinë, Gjykata e Lartë cakton gjyqtaren për rekursin e Veliajt

Gjykata e Lartë ka caktuar gjyqtaren që do të shqyrtojë rekursin e paraqitur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet aktualisht në paraburgimin...

Lajme të tjera

Web TV