Trump: Nëse nuk do isha unë president bota do të shkonte në…

Diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong-un nuk është vënë parë në publik që prej 12 prillit. Kjo ka sjellë reagimin e njerëzve sipas të cilëve ai mund të ketë vdekur pas një operacionit në zemër.

Megjithatë, deri më tani nuk është konfirmuar asgjë nga Koreja e Veriut. Nga ana tjetër, presidenti amerikan Trump tha se ai e di shumë mirë se çfarë i ka ndodhur Kim Jong-un.

Nuk mund t’ju them saktësisht çfarë. Po, unë e kam një ide se çfarë mund të ketë ndodhur. Por nuk mund të flas për këtë, thjesht i uroj shëndet Kim Jong-un-it. Kam pasur një marrëdhënie të mirë me të” , u shpreh ai.

Gjithashtu Trump shtoi se “Nëse unë nuk do të isha president, ju do të ishit në luftë me Korenë”

“Ju do të ishit në luftë me Korenë e Veriut nëse nuk isha president”, përforcoi idenë e tij Donald Trump.

“Kaq mund t’ju them. Ai e priste këtë. Shpresoj që ai të jetë mirë. Ne do të shohim dhe do të dëgjoni për të tani afër”

Këshilltari i politikës së jashtme të Koresë së Jugut Chung në Moon u shpreh se Kim ishte “ gjallë dhe mirë” dhe qëndrimi i qeverisë së tij është që udhëheqësi nuk ka vdekur.

Kim Jong-un ka humbur jetën e përditshme që nga fillimi i muajit, dhe thashethemet u përhapën se ai mund të kishte kishte vdekur.

Shumë të tjerë kanë thënë se Kim po mbrohet nga koronavirusi në rezidencën e tij në Wonsan, por lideri i Koresë së Veriut nuk ka dhënë asnjë deklaratë që nga 12 prilli deri më sot./Përshtatur nga Express.co.uk, për Fjala.al