Koronavirusi/Ekspertët tregojnë skenarin e tmerrshëm: Ja çfarë na pret tani e tutje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koronavirusi i ri ka të ngjarë të vazhdojë të përhapet të paktën edhe për dy vite të tjera, ku 60 deri në 70- për qind e popullsisë së botës do të jetë e infektuar.

Ky është parashikimi që bëjnë një grup ekspertësh mbi pandeminë e koronavirusit.

Në një raport të publikuar së fundmi ata i rekomandojnë Shteteve të Bashkuara të Amerikës për skenarin më të keq, që sipas tyre botën do ta godasë një valë e dytë e koronavirusit në vjeshtë dhe në dimër.

Edhe në rastin e një skenari më optimist, njerëzit do të vdesin gjithsesi nga koronavirusi.

“Kjo gjë nuk do të ndalet derisa të infektojë 60 deri në 70 për qind të njerëzve” tha për CNN Mike Osterholm, i cili drejton Qendrën për Studime të Sëmundjeve Infektive (CIDRAP) në Universitetin e Minesotas.

“Ideja se kjo mund të ndodhë së shpejti bie në kundërshtim me mikrobiologjinë.”

Osterholm ka 20 vjet që shkruan për rrezikun e pandemive dhe ka këshilluar disa presidentë. Ai shkroi raportin së bashku me epidemiologun e Shkollës së Shëndetit Publik në Harvard, Marc Lipsitch, i cili është gjithashtu ekspert i lartë për pandemitë; Dr. Kristine Moore, ish-epidemiologe e Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve e cila tani është drejtore mjekësore për CIDRAP; dhe historiani John Barry, i cili shkroi librin e vitit 2004 “Gripi i Madh” në lidhje me pandeminë e gripit të vitit 1918.

Në pritje të imunitetit të tufës

Sipas studiuesve për shkak se Covid-19 është një sëmundje e re, askush nuk ka imunitet. “Koronavirusi ka të ngjarë të zgjasë deri 18 – 24 muaj, pasi imuniteti i tufës  të zhvillohet gradualisht te njerëzit”, shkruajnë ata.

Parashikimet e tyre janë të ndryshme nga modelet e paraqitura nga Instituti i Metrikës së Shëndetit dhe Vlerësimit (IHME) në Universitetin e Uashingtonit ose modelet e prodhuara nga Imperial College London, raporti i të cilave parashikon miliona vdekje në SHBA dhe Britaninë e Madhe.

“Unë kam thënë për një kohë të gjatë se kur po përpiqeni të kuptoni se si do të përhapet sëmundja infektive, duhet të mbështeteni tek të dhënat e kaluara” tha Lipsitch për CNN.

Për shembull, infeksionet pandemike nuk kanë tendencë të shuhen gjatë verës, siç ndodh gripi sezonal.

“Për shkak të një periudhe më të gjatë inkubacioni, më shumë përhapje asimptomatike dhe një R0 më të lartë, duket se koronavirusi përhapet më lehtë sesa gripi,” shkruajnë ata në raport.

Lexo edhe :  Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Përgatitja për më të keqen

Ata shprehen se zyrtarët e qeverisë duhet të ndalen duke u thënë njerëzve se pandemia ka  marrë fund dhe në vend të kësaj t’i përgatisin qytetarët për një valë të dytë.

Sipas tyre janë tre skenarë të mundshëm:

Skenari 1: Vala e parë e Covid-19 në pranverën e vitit 2020 pasohet nga një seri valësh të vogla përsëritëse që ndodhin gjatë verës dhe më pas vazhdimisht gjatë një periudhe një deri në dy-vjeçare, duke u zvogëluar gradualisht diku në vitin 2021.

Skenari 2: Vala e parë e Covid-19 pasohet nga një valë më e madhe në vjeshtë ose dimër dhe një ose më shumë valë më të vogla në vitin 2021.

“Ky model do të kërkojë rikthimin e masave në vjeshtë në përpjekje për të zvogëluar përhapjen të infeksionit dhe për të parandaluar mbingarkimin e sistemeve të kujdesit shëndetësor”, kanë shkruar ata.

“Ky model është i ngjashëm me pandeminë e 1918-19”.

Skenari 3: Një “rënie e ngadaltë” e transmetimit të koronavirusit. “Ky skenar i tretë ka të ngjarë të mos kërkojë rivendosjen e masave zbutëse, megjithëse rastet dhe vdekjet do të vazhdojnë të ndodhin.”

Shtetet duhet të përgatiten për skenarin 2, që sipas tyre është skenari më i keq.

“Zyrtarët qeveritarë duhet të hartojnë plane konkrete, duke përfshirë shkaqet për vendosjen e masave lehtësuese, për trajtimin e majave të sëmundjes kur ato ndodhin”, këshillojnë ata.

Të dy Lipsitch dhe Osterholm thanë se janë të befasuar nga vendimet që shumë shtete po marrin për të hequr kufizimet ndaj koronavirusit.

“Unë mendoj se është një eksperiment. Është një eksperiment që ka të ngjarë të na kushtojë shtrenjtë, veçanërisht në vendet që e bëjnë atë pa kontrolle të kujdesshme”, tha Lipsitch.

Sipas studiuesve një vaksinë mund të jetë ndihmë e madhe ndaj koronavirusit. “Rrjedha e pandemisë gjithashtu mund të ndikohet nga një vaksinë; megjithatë, një vaksinë ka të ngjarë të mos jetë e disponueshme deri të paktën diku në 2021,” shkruajnë ata në raport.

“Dhe ne nuk e dimë se çfarë lloje sfidash mund të shfaqen gjatë zhvillimit të vaksinave të cilat mund të zbulohen dhe prodhohen me vonesë”/Përshtati nga CNN, për Fjala.al, B.Quku

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV