Koronavirusi/Protestues të armatosur futen brenda Parlamentit-VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Protestues të armatosur janë futur në parlamentin e shtetit Miçigan, pak minuta përpara se dhoma e përfaqësuesve të hidhte poshtë kërkesën e Guvernatores Gretchen Ëhitmer për të zgjatur gjendjen e emergjencës si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit.

Situata ka qenë vërtetë dramatike, por asnjë efektiv i forcave të policisë nuk ndërhyri për të larguar protestuesit, pasi në Miçigan lejohet të mbash armë zjarri edhe brenda parlamentit, për sa kohë janë të dukshme dhe mbahen sipas ligjit.

Protestuesit, të cilët nuk po mbanin maska, qëndronin vetëm pak centimetra larg efektivëve të Policisë së Shtetit.

Protesta e quajtur “Atdhetari amerikan” organizohej nga një shoqatë lokale, pjesëtarët e të cilës mbanin gjithashtu tabela mbështetëse për Presidentin Donald Trump dhe kundër guvernatores Whitmer.

Përfaqësuesit e kongresit të shtetit, shumica republikanë, në fund vendosën të mbështesnin kërkesën e protestuesve dhe të votonin kundër zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme, por u shprehën në favor të rregullave të distancimit social dhe qëndrimit në shtëpi për sa më shumë të jetë e mundur.

Shtetet e Bashkuara janë një prej vendeve më të prekura nga koronavirusi, me mbi 1 milion raste të konfirmuara dhe mbi 60 mijë viktima. Shteti i Miçiganit ka mbi 40 mijë raste dhe mbi 3600 viktima. Megjithatë, në shumë shtete dhe qytete njerëzit kanë kundërshtuar masat dhe kanë organizuar protesta të ngjashme.

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV