Kur do lejohen udhëtimet brenda Europës? Ja çfarë thotë Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel e pyetur në lidhje me çështjen e lejimit të udhëtimit brenda Europës, ndërkohë që kriza nga Covid-19 po lehtësohet, është shprehur se kjo çështje nuk është ende ne rendin e ditës.

Merkel e bëri deklaratën pas një konference video me kryeministrat e landeve gjermane.

Kjo video konferencë ishte përqendruar në lehtësimin e disa prej kufizimeve të vendosura në mes të marsit për të ngadalësuar përhapjen e virusit.

”Muzetë, kopshtet zoologjike dhe ekspozitat në të gjithë Gjermaninë do të rihapen, së bashku me shkollat fillore në shtetin më të populluar të West Rhine Ëestphalisë”, shtoi kancelarja.