Koronavirusi/ Donald Trump bën gati planin e frikshëm për Kinën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Administrata e Donald Trump është duke formuluar një plan afatgjatë për të ndëshkuar Kinën mbi shpërthimin e pandemisë së koronavirusit.

Plani që po përgatit presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mendohet ta godasë Kinën në shumë fronte.

Sipas administratës Trump, ndëshkimi i Kinës qoftë përmes faturave të majme apo sanksioneve, shkon përtej përfitimit elektoral në zgjedhjet që pritet të mbahen në nëntor.

Deri më tani koronavirusi ka vrarë më shumë se 60,000 amerikanë dhe për këtë Donald Trump fajëson Kinën.

Sipas burimeve brenda administratës së Trump, ekziston një oreks i madh i presidentit amerikan për të përdorur mjete të ndryshme, përfshirë sanksionet, anulimin e detyrimeve të borxhit të SHBA-së dhe hartimin e politikave të reja tregtare, për t’ia bërë të qartë Kinës dhe  të gjithë të tjerëve, se dikush duhet të mbajë përgjegjësi.

“Ne duhet të rindërtojmë ekonominë, duhet të jemi të kujdesshëm se si e bëjmë këtë” tha një zyrtar i administratës, duke folur në kushte anonimati.

“Por ne do të gjejmë mënyra për t’i treguar kinezëve se veprimet e tyre janë plotësisht të qortueshme”.

Komuniteti i inteligjencës ndërkohë u vendos nën një presion nga administrata dhe nga zyrtarët e lartë që po kërkojnë të zbulojnë nëse virusi doli nga laboratori në Wuhan të Kinës apo erdhi nga natyra.

Nga ana e saj, inteligjenca amerikane deklaroi se virusi nuk është krijuar në laborator, por ka ardhur nga lakuriqët e natës.

Megjithatë, Donald Trump beson se ky është virus artificial i krijuar nga dora e Kinës për të cilën ai po përgatit edhe planin për ta ndëshkuar. /Përshtati nga CNN për Fjala.al, B.Quku/

LEXO EDHE:

“OBSH-së t’i vijë turp”/Donald Trump: Kam prova, koronavirusi është prodhuar në…

Të fundit

‘Kodikët e Retros’, parada e makinave të vjetra në Berat

Në Berat u zhvillua për herë të parë parada "Kodikët e Retros". Qytetarë të shumtë por dhe turistë patën...

Çela mbron hartën e re gjyqësore: Ka shërbim më cilësor ndaj qytetarëve

Teksa po prezantonte bilancin për vitin 2023, Kryeprokurori Olsian Çela mbrojti hartën e re gjyqësore të ndryshuar. Sipas tij, harta e re ka rritur kostot...

Ish i dashuri Heidit sonte në BBVA, surpriza që është rezervuar nga produksioni (Video)

Pas ardhjes së mikeshës së saj aktores Beatrice Luzzi në BB VIP për të surprizuar Heidin, ka patur shumë polemika edhe për ardhjen e...

Ka qenë apo jo Bubulina, heroina e Revolucionit grek, shqiptare

Nga Ardian Vehbiu Një debat është kthyer, lidhur me atë nëse Bubulina - heroina e Revolucionit grek - ka qenë apo jo “shqiptare”. Debati vjen jo...

Mbyllet protesta e shtatë përpara Bashkisë Tiranë, ja kur mbahet demonstrata e radhës

Është mbyllur edhe protesta e shtatë e protestuesve të opozitës të mbajtur përpara Bashkisë së Tiranës. Demonstrata e radhës do të mbahet të martën tjetër...

Lajme të tjera

Web TV