Për herë të parë, Joe Biden mohon akuzat për ngacmim seksual

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përmes një deklarate shpërndarë për mediat këtë të premte, Joe Biden ka mohuar çdo akuzë të ngritur ndaj tij për abuzim seksual, një ngjarje të ndodhur 27 vite më parë.

Letra nis me fjalët: “Ajo çka pretendon Tara Reade nuk ka ndodhur kurrë”.

Kjo është përgjigja e parë zyrtare e kandidatit në garën presidenciale të nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës teksa presioni në rradhët e demokratëve sa vinte e rritej, për të patur një reagim.

“Teksa këto detaje për ngacmim dhe sulm seksual vijojnë të publikohen, dua të them se dy gjëra nuk janë të plota. Një është që gratë meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe respekt dhe çdo hap më tutje që ato duhet të dëgjojnë, nuk duhet të mbeten sekret. E dyta është që historitë e tyre duhet të jenë subjekt i hetimeve të duhura”, shpjegon ish zv.presidenti dhe kandidati i demokratëve në garë për zgjedhjet e nëntorit.

“Por ka një mosrakordim. Ajo thotë se disa prej këtyre shqetësimeve i ka ngritur edhe me supervizorin e saj dhe stafin tim në atë kohë. Ata, të dy burra dhe një grua, kanë thënë, se kurrë ajo nuk është shprehur për këtë gjë, as nuk është shqetësuar dhe as nuk është ankuar. Mediat janë përpjekur të gjejnë lidhjet me ish-pjestarët e stafit tim dhe nuk kanë gjetur asnjë, as edhe një te vetëm që të jetë në dijeni të këtyre akuzave. Përkundrazi, ata kanë folur për kulturën që ne kishim në zyrë, dhe kurrë nuk është toleruar asnjë lloj ngacmimi, sikurse as unë”, shkruan më tej Biden.

Edhe në një intervistë për rrjetin amerikan MSNBC, Biden theksoi se kjo ngjarje nuk ka ndodhur kurrë. Ai shpjegoi gjithashtu se këto ditë nuk është përpjekur të kontaktojë me Reade dhe as nuk kujton që ajo të jetë ankuar ndonjëherë për ndonjë sjellje të pahijshme pasi kjo gjë nuk ka ndodhur.

Lexo edhe :  Rrëzimi i helikopterit në Nju Jork, tragjedi që mund të ishte shmangur

Akuzat vijnë në moment kur Biden po përgatitet në fushatën kundër presidentit aktual Donald Trump në zgjedhjet e përgjithshme presidenciale. Më shumë se dhjetë gra kanë akuzuar publikisht z.Trump për ngacmime seksuale, para fushatës së tij në 2016 por edhe pasi u zgjodh president, por gjithnjë kreu i shtëpisë së bardhë i ka mohuar akuzat.

Demokratët vitet e fundit kanë mbështetur vazhdimisht lëvizjen MeeToo, kundër ngacmimeve seksuale ndaj vajzave dhe grave. Tara Reade, e cila ka punuar në stafin e Joe Biden në vitin 1993, e ka akuzuar atë publikisht vitin e shkuar se e ka prekur në shpatulla dhe qafë dhe e ka bërë të ndihet keq. Reade i bëri publike akuzat pasi kishte ngritur më herët një padi për ngacmim seksual ndaj tij.

Ngjarja sipas saj ka ndodhur në korridoret e Capitol Hill, kur Biden, teksa fliste me të në një rast, i ka vendosur gjurin në mes të këmbëve dhe më pas e ka prekur në pjesët intime. Miqtë dhe fqinjët e saj kanë vërtetuar këto ditë në mediat amerikane, fjalët e saj ndërsa hetimet vijojnë.

Akuzat shtojnë presionin në garën e demokratëve, në qoftë se kjo histori cënon apo jo integritetin e kandidatit për postin e presidentit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara. Hetimet për çështjen mund të zgjasin deri në verën e vitit 2021./Burimi: CNN Përshtati: Fjala.al

Të fundit

Ky çift përfaqëson të gjithë njerëzit në Wikipedia!

Nëse 'një alien' kërkon në google Human në Wikipedia, çfarë përfaqësimi të specieve tona do të gjente? Me fjalë të tjera,...

Ngrohja globale/ Pse India po ngrohet ngadalë?

Kjo mund të jetë vera e tretë radhazi e Indisë me temperatura ekstreme dhe valë të nxehta shkatërruese . Megjithatë, nëse fokusohemi në temperaturat mesatare vjetore, shohim...

Si të hiqni merkurin nga peshqit

Peshku është i mirë për ju , për një listë të gjatë arsyesh që nuk do t'i rendisim këtu. Peshku, megjithatë, është gjithashtu plot me merkur, një...

Mjafton vetëm stërvitja në fundjavë për të qenë të shëndetshëm

Nëse nuk keni kohë gjatë javës, stërvituni në fundjavë: 150 minuta aktivitet fizik të përqendruar në një ose dy ditë ka përfitime të mëdha...

A është e ardhmja e sportit në fusha xhami?

Në Gjermani, fushat më inovative të lojës janë prej xhami dhe LED: ato shndërrohen në një ekran gjigant nën këmbët e atletëve për ta...

Lajme të tjera

Web TV