S’pyesin për koronavirusin/Tmerr, shqiptarët ngjishen në avion si ‘sardele’-VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Artan Hoxha, gazetari shqiptar ka publikuar disa foto në llogarinë e tij në ‘Facebook’ ku shihen më shumë se 150 shqiptarë që udhëtojnë ngjeshur me njëri-tjetrin drejt Shqipërisë, ku dhe do të riatdhesohen.

Sipas gazetarit shqiptarët kanë udhëtuar pa asnjë masë sigurie dhe kur kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit nuk u është bërë asnjë kontroll mjekësor.

Gjithsesi, nëse një prej udhëtarëve është i infektuar, mjafton udhëtimi që bëjnë bashkë prej 1 orë e 30 minuta, për të infektuar të gjithë avionin.

” Vetëm nëse ndonjëri prej tyre, do behet per spital, ne do mësojme se ka qene i infektuar me koronavirus,”– shton në fund Artan Hoxha.

Statusi i plotë i Artan Hoxhës:

Ky eshte avioni i radhes, qe sot ne dreke u nis nga aeroporti Malpensa i Milanos, i mbushur rrafsh me shqiptare te izoluar ne Itali per shkak te Covid 19, dhe ne oren 15:00, zbarkoi ne Rinas. Si e shikoni dhe nga pamjet, ne bordin e avionit kane qene mbi 150 shqiptare, te semure qe kane qene per mjekim ne Itali, te moshuar, gra shtatzana, madje dhe femije te vegjel, duke mos patur asnje ndenjese bosh. Secili prej tyre ka paguar nje cmim bilete prej 220 euro, ku perfshihej udhetimi me avion dhe karantinimi ne hotel Bonavita, ne Durres, per 14 dite.

Mjafton dhe nje i semure, i vetem, me covid 19, qe te infektoje gjithe avionin, ne nje udhetim qe zgjat 1 ore e 20 minuta. Sapo zbarkuan ne Rinas, nuk u eshte bere asnjelloj kontrolli mjekesor, apo analize tjeter, per te konstatuar nese jane pozitiv me Covid 19 ose jo. Jane hipur ne 4 autobuza dhe ne vend te Durresit, ku kishin prenotuar dhe parapaguar, i kane derguar ne Hotel Rafaelo ne Shengjin… Vetem nese ndonjeri prej tyre, do behet per spital, ne do mesojme se ka qene i infektuar me coronavirus.

Lexo edhe :  Krim mjedisor/ Ujërat e zeza derdhen në Liqenin Artificial (VIDEO)
Fotografia e Artan Hoxha
Fotografia e Artan Hoxha

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV