Trajnerët më të mirë të historisë sipas revistës “4-4-2”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Futbolli në thuajse mbarë globin është ndalur për shkak të kërcënimit nga pandemia, por jo diskutimet mbi lojën më popullore të planetit, e bashkë me të edhe ekspertët e statistikave dhe historisë. revista 4-4-2 ka stiluar trajnerët më të mirë të të gjitha kohërave, një renditje që imponon respekt për ata që nga pankina kanë diktuar lojëra impresionuese e ndeshje epike.

Në majën e podiumit është skocezi Sër Aleks Ferguson. Në karrierën e tij ai ka fituar 2 liga kampionesh, një interkontinentale, dy kupa kupash, dhe dy superkupa europiane, të gjitha këto në rrafshin ndërkombëtar. Nëse trofeve i shtojmë dhe sukseset në futbollin anglez dhe atë skocez, lista bëhet pa mbarim.

I dyti në renditjen e trajnerëve më të mirë është Rinush Mishels. Fitoi më pak në krahasim me të tjerët por impakti i tij ishte i jashtëzakonshëm në sferën më popullore të sportit global. Mishels mori një kupë kampionesh, një Europian, 4 tituj dhe 3 kupa në Holandë, kampionatin francez dhe kupa në Gjermani.

Në shkallën më të ulët të podiumit është Johan Krojf, futbollisti dhe trajneri mitik që ngriti lart në rolin e tij në pankinë, një kupë kampionesh, dy kupa kupash, një Superkupë Europiane, veç trofeve kombëtarë në Holandë dhe Spanjë. Revista 4-4-2 renditi Bill Shenklin si të katërtin e historisë falë triumfeve në futbollin anglez, ndërsa të pestin Pep Guardiolën. Ky është i vetmi trajner ende në aktivitet në top 5, por ndoshta me më shumë trofe se të tjerë para tij në listë.

Të fundit

Italia i jep “lamtumirën” Spallettit, Azzurrit marrin pikët e para në kualifikueset

Këtë të hënë u zhvilluan disa nga ndeshjet kualifikuese të Botërorit. Italia mori 3 pikët e para në grup,...

METODA: Si autoritetet italiane mund të zbardhin vrasjen mafioze të 45 viteve më parë

Hetuesit e Prokurorisë së Palermos, në Itali, kanë zgjedhur teknologjitë e reja për të nxjerrë ADN-në nga një gjurmë e gjetur 45 vjet më...

Barcelona godet në merkato, Lewandowski i dytë kushton… zero euro!

Edhe pse Robert Lewandowski mbetet ende një "makineri" golash pavarësisht moshës së tij, te Barcelona po punojnë në fshehtësi dhe me zgjuarsi për të...

2 km nga kufiri me Serbinë, Kurti inaguron stacionin e ri policor në Zveçan

Vetëm dy kilometra larg kufirit me Serbinë, sot është përuruar objekti i ri i Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Izvor të Zveçanit. Në...

Kujt i leverdis rinumërimi në Tiranë dhe Fier? Edhe Ramës, edhe Berishës

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Shqipëria po hyn sërish në një fazë tensioni elektoral, këtë herë jo përmes kutive të votimit, por përmes rinumërimit...

Lajme të tjera

Web TV