Ja ç’po bëjnë amerikanët për t’i shpëtuar koronavirusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ben Greenzwig planifikonte të ndërronte shtëpinë bashkë me gruan dhe tre fëmijët në jug të SHBA-ve, kurse ky plan i tij do të mund të përshpejtohet për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Drejtori ekzekutiv dhe njëherësh themelues i kompanisë Momentum Event Group, thotë se dëshiron të shpërngulet në Karolinën e Veriut apo atë të Jugut dhe të largohet nga Nju Jorku, për shkak të shpenzimeve më të vogla dhe hapësirës më të madhe për të bërë jetë të qetë dhe larg frikës nga kriza afatgjate që do të mund të ndikonte që të detyronte qytetarët të paguajnë taksa më të larta.

Pothuajse një e treta e amerikanëve po mendojnë të transferohen në zona më pak të banuara për shkak të pandemisë, tregojnë të dhënat e fundit e Harris Poll. Ky fakt paralajmëron se mund të ketë ndryshim dhe ndikim të madh në shitjen e pronave të paluajtshme apo në çmimin e shtëpive. Qytetarët nga zonat urbane janë në kërkim të gjetjes së shtëpive të reja jashtë qyteteve të mëdha.

Njerëzit do të jenë shumë më të kujdesshëm kur jetojnë në zona me densitet të lartë, me aq shumë njerëz afër vetes”, parashikon Lawrence June, kryekonomisti i Shoqërisë Kombëtarë të Pasurive të Patundshme.

Zonat periferike janë duke u bërë më të famshme sesa qendrat e qyteteve, dhe pikërisht për këtë arsye ka vendosur që të largohet dhe Greenzwig.

Lee-Sean Huang, 39-vjeç që gjatë 14 viteve të fundit jetoi në Manhattan, është arratisur përkohësisht në Sang Harbour, një fsha në Long Island të New Yorkut.

“Gjërat që e bëjnë jetën në Manhattan më tërheqëse aktualisht nuk janë në dispozicion. Baret dhe restorantet janë të mbyllura”, thotë ai. Ai kryesisht ka punuar në distancë duke dhënë mësim në Universitetin e Neë Yorkut (NIU) dhe në Parsons në shkollën e Arteve Pamore. Gjithashtu është themelues dhe drejtor kreativ i Foss, studio e projektimit.

Lexo edhe :  Australia goditet nga dallgë të mëdha, 5 të viktima dhe të zhdukur

Përveç dendësisë së popullsisë, amerikanët gjithashtu duan të shmangin ashensorët ku mund të takohen me persona potencialisht të infektuar. Por, blerësit potencialë mund të përballen me pengesa në kohën kur janë rritur kërkesat dhe pandemia ka ndikuar në gjendjen e tyre financiare, siç janë ulja e pagave apo përgjysmimi i orarit të punës.

Të fundit

Kush është i dërguari special i Trump që do takohet në Moskë me Putinin

Presidenti rus Vladimir Putin ka nisur një takim me të dërguarin e Presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, në...

56-vjeçari gjerman përplas me makinë këmbësoren në aksin Gjirokastër-Tepelenë

Një aksident është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor "Gjirokastër-Tepelenë", në vendin e quajtur "Plepat e Kardhiqit". Një 56=vjeçar me origjinë gjermane ka përplasur...

“Industri ushtarake në Shkodër”, Rama: Deri në 2029 taksa do vijojë të jetë zero

Në takimin e mbajtur sot me bizneset e vogla në Shkodër, kreu i qeverisë tha se janë në diskutime që në këtë qytet të...

“E ardhmja e Kishës është në Azi”/ Kardinali Tagle, më afër “fronit” papnor

Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut, vëmendja e botës katolike është përqendruar te pasuesi i mundshëm i tij. Një emër që përmendet gjithnjë...

“Gratë dhe vajzat do hakmerren me Ramën”, Berisha: Kam bindje në fibrën morale të nënave!

Kreu i PD-së Sali Berisha mbajti sot një konferencë me gazetarët në selinë blu. Berisha foli edhe për takimet e Ramës për fushatë elektorale me...

Lajme të tjera

Web TV