Konfirmohen 10 raste të reja me koronavirus në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhjetë raste të reja me koronavirus janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu shkon në 823 numri total i personave të prekur nga COVID-19. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në 24 orët e fundit në Kosovë janë shëruar 38 pacientë, duke e çuar në 336 numrin total të personave që kanë arritur ta mposhtin sëmundjen.

Deri më tani, në Kosovë kanë humbur jetën 22 persona nga koronavirusi.

Njoftimi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike:

Sot më 02 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 231 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, raportojne mediat kosovare.

Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej dhjetë (10) raste. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Mitrovicës 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Rekë), nga komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Prizren dhe 1 rast Gërnçar), nga Rahoveci 2 raste.

Sot më 02 maj 2020, janë shëruar edhe tridhjetë e tetë (38) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej treqind e tridhjetë e gjashtë (336) raste.

Nga data 08 shkurt deri më 02 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 7.875 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej tetëqind e njëzet e tre (823) raste, me gjithsej njëzet e dy (22) raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Lexo edhe :  Trump kërkon largimin e UMNIK nga Kosova

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 02 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 3.458.155 raste të COVID-19 dhe 243.213 raste të vdekjes.

Të fundit

Xheneta ironizon hapur Eglin: Suksesi i jetës, me lut një mashkull me të puth

Një video mes Gjestit dhe Eglit po bën xhiron e rrjetit, ku kjo e fundit i kërkon 'llogari' banorit...

Mick Jagger fejohet me balerinën 44 vite më të re

Mick Jagger është fejuar zyrtarisht për herë të tretë. Artisti 81 vjeç, dhe Melanie Hamrick, 37 vjeç, kanë qenë të fejuar në heshtje për “dy...

Gigi Hadid ndan fotografi të rralla me vajzën dhe flet për raportin me Zayn Malik

Gigi Hadid ka ndarë disa fotografi të rralla të vajzës së saj 4-vjeçare, Khai, teksa shijonin një shëtitje me biçikletë në natyrë. Supermodelja 29-vjeçare, e...

“Ftova çunin problematik”, Rama prezanton këngën e fushatës së PS nga Noizy

Rama ka prezantuar këngën e fushatës të PS, të kënduar nga Noizy. “Duke qenë se të gjitha qarqet sollën një surprizë, uë kam sjellë surprizë...

Elisa Spiropali: Me Shqipërinë në Evropë apo në gropën e atyre që s’dolën dot as vetë?

Elisa Spiropali, drejtuese politike e PS-së në qarkun e Tiranës, në çeljen e fushatës, u shpreh se kryeqyteti do të jetë fitorja e madhe...

Lajme të tjera

Web TV