Një kampione në “çatinë e botës”! Luiza Gega rrëfen karantinën mes përgatitjeve intensive në Kenia-VIDEO & FOTO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Iten është një qytet në Qarkun Elgeyo-Marakwet në Republikën e Kenias, shërben si kryeqytet i qarkut dhe është vendosur përgjatë rrugës midis Eldoret dhe Kabarnet në kryqëzimin e rrugës që shkon drejt Kapsowar.

Nëse këto fjalë ju duken paksa abstrakte, kuptojeni që jemi në zemër të Afrikës, në “Shtëpinë e kampionëve” ku prej javësh stërvitet edhe simboli i sportit shqiptar Luiza Gega.

Vajza që “garon” me erën, zgjodhi një lartësi prej 2400 metrash mbi nivelin e detit, një ushqim të ndryshëm dhe përgatitje të denjë, për të qenë në formë për aktivitetet, edhe pse anulimi i Lojërave të Tokios, e ka pezamtuar jo pak. Ajo rrëfen për gazetën Fjala, edhe kalvarin e saj në tokën keniane.Ndodhem në Iten, në Kenia dhe ndodhem këtu që nga 16 Marsi e sigurisht ardhja ime këtu kishte objektiv Lojërat e Tokios, por që u anuluan një javë pas ardhjes time këtu. Fillimisht nuk e prita mirë duke qenë që erdha këtu për tu përgatitur në një situatë të vështirë, faza e dimrit hkoi shumë mirë dhe isha optimiste. Gjithsesi nga ana tjetër mendoj ishte vendim i drejtë pasi bota po kalon situatë të vështirë nga pandemia, dhe këtu në Kenia, është vështirë. Stadiumet dhe palestrat këtu janë mbyllur dhe stërvitjet i kryej në rrugë apo pjesën e forcës në vendin ku qëndroj”, thotë Luiza Gega për Fjala.al

Por kjo nuk e ka privuar atë të stërvitet çdo ditë. Klima në Iten, “Home of Champions” (kështu e kanë pagëzuar atletët elitarë) është shumë e mirë.“Fluturimet u anuluan dhe vazhdojnë të jenë dhe ende nuk kam një datë se kur do kthehem. Bileta ime e kthimit është djegur. Prisja dhe kampionatin Europian 2020 në Paris, por situata aktuale bën që të shtyhet. U anulua aktiviteti i dytë më i rëndësishëm për mua këtë vit” thotë sportistja shqiptare pa e humbur buzëqeshjen, atë buzëqeshje që i ka dhuruar mijëra shqiptarëve kur ka shkëlqyer si askush në pistat anembanë globit.

Lexo edhe :  Manipulim me votave në diasporës? KQZ e quan “problem teknik”

https://youtu.be/5imX-l4Db7s
“Ende nuk dimë kur mund të garojmë në aktivitete të tjera si Diamond League sepse ende nuk kemi një kalendar. Në Kenia, veç stërvitjes nuk ka gjëra të mira për të bërë këtu. Si sportiste e distancës së mesme dhe të gjatë, shumë nuk e dinë që seancat duhet t’i bëj në lartësi në mungesë të madhe oksigjeni në lartësi si këtu mbi 2400 m, për të rritur parametrat biologjikë. Nuk është lehtë kjo periudhë për mua, larg familjes dhe për më tepër pa objektiva të mëdhenj por shpresoj kjo situatë do mbarojë”, thotë Luiza./Fjala/

Të fundit

Topalli:PS manipuloi votat e diasporës,shifra që nuk i arrin as inteligjenca artificiale!

Drejtuesja politike e PD për diasporën, Jozefina Topalli, ka bërë një postim në rrjete sociale, përmes të cilit akuzon...

Manipulim me votave në diasporës? KQZ e quan “problem teknik”

KQZ ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës, duke thënë se mospërputhja mes fletëve të votimit dhe zarfeve nuk lidhet me ndërhyrje apo manipulime, por...

Parashikimi i horoskopit 19 maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Sot mund të ndiheni disi të lodhur. Është e këshillueshme që të shmangni çdolloj konflikti me partnerët në biznes dhe marrjen e vendimeve. Shtyni...

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55 vota. Sipas rezultatit të deritanishëm, Xhaçka...

Lajme të tjera

Web TV