Zbulohet dosja sekrete/Ja si Kina gënjeu botën dhe vrau mijëra njerëz me koronavirusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një dokument sekret prej 15 faqesh ka hedhur dritë mbi gjithçka ka ndodhur nga ana e Kinës mbi koronavirusin. Dosja sekrete ka rrjedhur nga agjencitë e inteligjencës amerikane, kanadeze, Mbretërisë së Bashkuar, Australiane dhe zelandeze.

Sipas kësaj dosjeje, fshehja e sekretit nga ana e Kinës mbi koronavirusit çoi në një masakër ndaj mijëra njerëzve.

Dokumenti thekson se autoriteteve kineze iu deshën disa javë për të pranuar se koronavirusi transmetohet nga njeri te njeriu.

Me gjithë provat e transmetimit të këtij virusi te njerëzit, që nga fillimi i dhjetorit, autoritetet e Pekinit e mohuan këtë gjë deri në 20 janar”, thuhet në dokumentin sekret prej 15 faqesh, shkruan The Sun. 

Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri të njëjtën gjë edhe pse zyrtarët në Tajvan ngritën shqetësime që në 31 dhjetor, ashtu si edhe ekspertët në Hong Kong më 4 janar”, shkruhet më tej.

Më 14 janar, javë pas provave të pretenduara, Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri një lajmërim në Twitter se “Hetimet paraprake të kryera nga autoritetet kineze nuk kanë gjetur prova të qarta të transmetimit të virusit nga njeriu te njeriu #coronavirus (2019-nCoV) të identifikuar në #Wuhan , # Kina”.

Të enjten, Presidenti Donald Trump tha se Organizatës Botërore të Shëndetësisë duhet t’i vijë turp që është shndërruar në një zyrë të marrëdhënieve me publikun për Kinën.

Gjatë një konference për shtyp, Trump tha: “Unë mendoj se Organizata Botërore e Shëndetësisë duhet t’i vijë turp. Ajo është kthyer në një agjenci të marrëdhënieve me publikun për Kinën”.

Presidenti amerikan ndërkohë ka kërkuar edhe ndëshkimin e Kinës, përmes sanksioneve të ndryshme.

Lexo edhe :  "1 në 50 shqiptarë në Britani është në burg"/ Rama sfidon Farage: Absurde!

Sipas ekspertëve nëse vendosen këto sanksione ka të ngjarë të shkatërrohet ekonomia botërore dhe të prishen marrëdhëniet tashmë të tensionuara diplomatike midis Uashingtonit dhe Pekinit.

Dosja e shërbimeve sekrete të përmendura më lart ka ngritur pikëpyetje edhe për qëndrimin e Kinës, kur iu mbylli gojën mjekëve që folën për koronavirusin përpara se të shpërthente pandemia, apo edhe për shkatërrimin e provave në laboratorë dhe refuzimin e Pekinit për të dhënë mostra për shkencëtarët që po punonin për gjetjen e vaksinës.

Dosja tregon në detaje se Kina filloi censurimin e lajmeve për koronavirusin që nga 31 dhjetori.

Sipas dosjes, Pekini censuroi nga motorët e kërkimit në internet termat si “variacioni SARS”, “tregu i prodhimeve të detit në Wuhan” dhe “Pneumonia e panjohur e Wuhanit”.

Gjithashtu sipas dosjes sekrete, Kina ndaloi fluturimet me vendet e tjera por pa dhënë një shpjegim, ndërkohë që bota vijonte të lëvizte lirisht.

Miliona njerëz u larguan nga Wuhani shumë kohë më parë se Pekini të pranonte pandeminë dhe të bllokonte qytetin në 23 Janar”, thuhet në dokument.

Në dosjen sekrete gjithashtu evidentohet se “Gjatë gjithë shkurtit, Pekini kërkoi nga SHBA, Italia, India, Australia dhe fqinjët e Azisë Juglindore dhe ndaj shumë vendeve të tjera që të mos vendosin kufizime, ndërpresin fluturimet apo udhëtimet, edhe pse vetë Kina kishte marrë vetë masa të ashpra”.

Deri më tani nga koronavirusi janë prekur mbi 3 milionë njerëz në të gjithë botën dhe numri i vdekjeve ka shkuar në 239,622 persona./Përshtati nga The Sun, për Fjala.al, B.Quku

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV