Covid-19/ Pas 6 javëve, Spanja shënon numrin më të vogël të vdekjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë 24 orëve të fundit Spanja ka shënuar numrin më të ulët të viktimave nga koronavirusi, pas plot 6 javëve me shifra të frikshme.

Ministria e Shëndetësisë në Spanjë ka bërë të ditur se gjatë ditës së fundit janë shënuar 164 vdekje, ndërsa numri total i viktimave ka shkuar në 25,264 persona.

Që prej 18 marsit ky vend shënonte çdo ditë shifra të frikshme viktimash nga koronavirusi dhe rezultatet e ditës së sotme janë shpresëdhënëse.

Deri më tani në Spanjë ja kanë dalë që të shërohen plot 118,902 persona, bëri me dije kryeministri Pedro Sanchez gjatë një bisede që ka pasur me liderët e regjioneve autonome spanjolle, lidhur me vendimet që janë marrë për lehtësimin e masave të mbylljes së përgjithshme./Fjala.al/

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV