Dhunë në familje dhe shpërndarje e lëndëve narkotike, arrestohen 9 persona (detajet)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

9 persona janë vënë në pranga nga policia, 2 prej të cilëve thuhet se kanë qenë në kërkim.

Disa prej personave në fjalë janë arrestuar për shpërndarje të lëndëve narkotike, të tjerë për dhunë në familje si dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftimi i Policisë:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, krahas angazhimit për zbatimin e masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë vijuar punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

9 shtetas në pranga, dy prej të cilëve ishin shpallur në kërkim.

Sekuestrohet lëndë narkotike heroinë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin A. A., 30 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 11.4 gr lëndë narkotike e llojit heroinë, e ndarë në doza gati për shitje.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasi M. P., 61 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit me të cilin ky shtetas po qarkullonte, në bagazh iu gjetën 1 shkop bejsbolli, 1 shkop gome dhe një 1 hekur metalik.

Gjithashtu, po nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, i shtetasit E. Ll., 60 vjeç, banues në Baldushk, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta me vëllanë dhe nipin e tij kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta. Në vijim të veprimeve u proçedua në gjendje të lirë për shkak të moshës, shtetasi M. Ll., 74 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit B. Ll., 45 vjeç.

Lexo edhe :  Pas sulmit me dron të Ukrainës, a ka ndryshuar ndonjë gjë për Putinin?

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, shtetasin O. K., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë jashtë banesës së tij.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 2 u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi N. F., 46 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 29 vjeç, pasi në rrugën “Shefqet Ndroqi” u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.66 mg/l

Gjithashtu, po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, i shtetasit Xh. H., 59 vjeç, pasi në vendin e quajtur “Marikaj”, ka aksidentuar një shtetas, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit: M. M., 31 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje” dhe K. Gj., 40 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

“Toskana të vijë këtu”, arkitekti Winy Mass tregon çfarë vjen pas kullës me Skënderbeun

Arkitekti i njohur Winy Mass flet për modernizimin urbanistik të Tiranës, në Festivalin “Bread & Heart” Festival. “Organizoni samite dhe...

Ja pse nuk duhet të përkëdhelni qentë që takoni në rrugë

Dashuria për kafshët dhe sidomos për qentë është një instinkt që shumë njerëz e ndajnë mes tyre. Kush mund t’i rezistojë magjisë së një...

Asgjësohen 223 bimë kanabisi në Fier, në pranga 24 vjeçari

Në qarkun e Fierit vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në kuadër të operacionit antikanabid të koduar “Koordinata”. Në një njoftim për mediet, Policia e...

“Papamobile”, historia e automobilit Citroën Lictoria Sex e vitit 1930

“Papamobili” - që është automjeti i veçantë i përdorur nga Papa për t’u lëvizur në mënyrë të sigurt gjatë paraqitjeve publike - i parë...

Sot Bajram, por qytetarët “dynden” drejt plazheve. Radhë kilometrike automjetesh

Pavarësisht festës së Kurban Bajramit, shumë qytetarë, vizitorë apo turistë po i drejtohen zonave bregdetare gjatë kësaj fundjave. Siç duket edhe nga pamjet e më...

Lajme të tjera

Web TV