Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit/ Meta: Shqipëria ka shënuar një regres të thellë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit dhe ka thënë se në Shqipëri është përkeqësuar në krahasim me disa vite më parë duke iu referuar raporteve të organizatave që mbrojnë të drejtat e gazetarëve.

Përmes një postimi në “Facebook”, Meta bën një tablo të zymtë të situatës së mediave në vend teksa shprehet se liria e medias është tregues për gjendjen e demokracisë dhe kusht i pazëvendësueshëm për respektimin e të drejtave të njeriut.

Sipas Presidentit, regresi në raport me lirinë dhe pavarësinë e medias është i papranueshëm.

Mesazhi i Ilir Metës:

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit e gjen sot lirinë e medias në Shqipëri të përkeqësuar në krahasim me disa vite më parë, sipas organizatave që mbrojnë të drejtat e gazetarëve.

Ndarja preferenciale e reklamave publike, financimet jotransparente të bizneseve private, kufizimet dhe presionet e drejtpërdrejta apo të tërthorta, janë bërë shkak që të kemi më pak gazeta se një vit më parë.

Pasojat e paralajmëruara të paketës anti-kushtetuese të ligjeve “anti-shpifje”, si dhe krizat e njëpasnjëshme të tërmetit dhe COVID-19, po e thellojnë regresin, duke i detyruar botuesit aktualë të bëjnë përpjekje të sforcuara për të mbajtur ende në treg median në print, që po rrezikohet seriozisht.

Gazetarët vetë raportojnë se kushtet e tyre të punës, informaliteti, çensura dhe autoçensuara janë në nivele të papranueshme.

Liria e medias është tregues për gjendjen e demokracisë dhe kusht i pazëvendësueshëm për respektimin e të drejtave të njeriut. Veçanërisht mbrojtja e lirisë së shprehjes në kohë pandemie, siç thekson edhe Këshilli i Europës, ka një rëndësi jetike.

Duke ndarë të njëjtat shqetësime me organizatat botërore të gazetarëve dhe duke shprehur solidaritetin tim me të gjithë komunitetin e medias në vendin tonë, që duhet ndihmuar seriozisht në këto momente të vështira që po kalojmë, nxis dhe inkurajoj gazetarinë e lirë e të pavarur që pyet, kërkon përgjigje, investigon dhe flet në emër të opinionit publik, që mbron dhe është zëdhënëse vetëm e interesave të tij.

Lexo edhe :  Deti, historia dhe mikpritja/ Rama poston videon me përshtypjet e turistëve nga Durrësi

Për Shqipërinë, aspirante për anëtare në Bashkimin Europian, regresi në raport me lirinë dhe pavarësinë e medias është i papranueshëm. ??/Fjala.al/

Të fundit

Misteret që nuk dihen ende/ Çfarë dimë deri më tani për dosjet Epstein?

Fjalët “dosjet Epstein” e kanë përndjekur administratën Trump për javë të tëra, ndërsa ajo përballet me një krizë në...

“Me telefonin tim Veliaj foli me bashkëshorten!”/ Zbardhet rrëfimi i gardianit

Polici i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Fatjon Baci, ka dhënë dëshmuar se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka përdorur aparatin e tij celular...

Zbulohet ku do të zhvillohen bisedimet SHBA-Izrael për armëpushimin në Gaza

Larg Gazës, i dërguari i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, është në Itali për t'u takuar me zyrtarë të lartë izraelitë dhe...

Studimi: Rreth 7000 hapa në ditë të mjaftueshëm për të përmirësuar shëndetin

Një studim i ri sugjeron se të ecësh 7 000 hapa në ditë mund të jetë e mjaftueshme për t’u mbrojtur nga një numër...

1911 – Machu Picchu, qyteti legjendar i humbur i Incave në Peru

Në vitin 1911, Hiram Bingham III ri-zbulon Machu Picchu, qytetin legjendar të humbur të Incave në Peru. I vendosur mes maleve të Andeve, Machu...

Lajme të tjera

Web TV