Protestë nga shtëpia: Nuk ka zgjedhje pa studentët!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në mungesë të prezencës fizike në auditoret e universiteteve, studentët kanë gjetur një mënyrë kreative për të protestuar kundër vendimit të Ministrisë së Arsimit për të zhvilluar zgjedhjet në 12 qershor duke vendosur të njëjtin slogan në profilet e tyre në rrjetet sociale.

Protesto nga shtëpia: Nuk ka zgjedhje pa studentët! Kjo është thirrja e ekipiti të Qëndresës Qytetare e cila shumë shpejt u kthye në një notë proteste e studentëve drejtuar çdo tentative për të mbajtur zgjedhje në universitete pa praninë e tyre.

“Ministria e Arsimit, e cila nuk pranoi t’ju risë peshën e votës studentëve gjatë protestës së Dhjetorit 2018, duke i lënë me 10%, tashmë ka vendosur t’ua bëjë të pamundur studentëve të ushtrojnë edhe këtë të drejtë ligjore, duke mbajtur zgjedhjet në universitet pa praninë e tyre fizike në 12 Qershor.

Në mungesë të prezencës fizike në auditoret e universiteteve, studentët kanë gjetur një mënyrë kreative për të protestuar kundër vendimit të Ministrisë së Arsimit për të zhvilluar zgjedhjet në 12 qershor duke vendosur të njëjtin slogan në profilet e tyre në rrjetet sociale. #Jo Zgjedhje Pa Studentët.

Në këtë kohë pandemie ku e gjithë vëmendja është tek situata e Covid 19, drejtuesit e universiteteve bejne llogaritë të mbyllin zgjedhjet me mangësi ligjore, pa zgjedhës, pa bilanc pa fushatë, Ministrja e Arsimit legjitimon me heshtje garën e tyre për pushtet duke larguar studentët nga procesi me Urdhërin e kthimit të studentëve në auditor në muajin korrik. Përmëndim se zgjedhjet e fundit nëpër universitete kanë mbartur shumë problematika sa që dhe grupet më të rrezikshme kriminale janë përfshirë në to”- thuhet në njoftimin e kësaj organizate.

Një nga studentet nismëtare Sidorela Vatnikaj shkruan: “Pas Urdhrit të Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, studentët dhe pedagogët janë të karantinuar dhe jeta universitetare është paralizuar. Kush do të jenë zgjedhësit e 12 qershorit?“

Lexo edhe :  FOTO-LAJM/ Kushner dhe Ivanka Trump, vizitojnë Vlorën

Ndërsa Fatjon Biba, student i juridikut bën thirrje: “Ftoj të gjithë studentët të ngrenë zërin ndaj këtij absurditeti që duan të bëjnë “hienat e universiteteve” duke na përbuzur në këtë lloj mënyre e duke na cënuar një liri themelore, atë të votës.

Ndërsa Marash Logu, student i drejtësisë shkruan: “Zgjedhjet do të zhvillohen në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, në një kohë që pjesa më e madhe e studentëve nuk janë kthyer në auditore.”/Fjala.al/

Të fundit

Përplasen dy makina në Pogradec! Plagosen tre persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në rrugën që lidh qytetin e Pogradecit me fshatin turistik Tushemisht. Mësohet...

Çfarë po ndodh me Metën pas hekurave? Blushi: Masa represive, as avokati s’e takon dot

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër ndaj trajtimit të ish-Presidentit Ilir Meta në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve...

Kancelari Merz paralajmëron gjermanët: Nuk duhet ta marrim sigurinë tonë si të mirëqenë

Kancelari gjerman Friedrich Merz bëri thirrje për përpjekje më të mëdha mbrojtëse gjatë një vizite sot në Bundeswehr. Merz vuri në dukje luftën e...

“Le të vdesin”/ Emërimi i ministrit të ri nga Mistotakis shkakton polemika në Greqi

Qeveria greke ka zëvendësuar katër ministrat që të premten dhanë dorëheqjen si pasojë e skandalit për abuzimin me fondet e Bashkimit Europian për bujqësinë. Thanos...

Përfshihet nga zjarri zona naftëmbajtëse në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe banesat

Një zjarr ka rënë në zonën naftëmbajtëse në qytetin e Kuçovës. Zjarri, që u vërejt në kallamishtet e lagjes alarmoi banorët pasi në zonë...

Lajme të tjera

Web TV