Gomari shkak i sherrit mes dy vëllezërve, ja çfarë ndodhi në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gomari prishi një vresht dhe kaq mjaftoi që dy vëllezër të ziheshin e të ushtronin dhunë fizike ndaj njëri tjetrit.

Si pasojë e dhunës të dy vëllezërit kanë pësuar dëmtime serioze, po gjithashtu janë nën masat e arrestit.

Ngjarja ka ndodhur më 1 maj në fshatin Shpatë në Baldushk mes vëllezërve Lloçi.

NGJARJA

Në raportin e ngjarjes së OPGJ thuhet se rreth orës 18:30 në oborrin e banesës së Enver Lloçit i arrestuar për “Dhunë në familje” kishte shkuar për të biseduar vëllai i tij i quajtur Muharrem Lloçi. Ai ishte ankuar për gomarin që kishte hyrë në vresht dhe i kishte dëmtuar rrushin. Në momentet e diskutimit mes dy vëllezërve, Enveri është nevrikosur dhe menjëherë ka filluar ta shajë dhe ofendojë me fjalë shumë fyese e ofenduese vëllain e tij Muharremin.

Më pas Enveri është afruar pranë vëllait të tij dhe me një copë druri që e kishte në dorë e ka goditur Muharremin në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime serioze, çarje e dëmtime në anën e djathtë të fytyrës së tij dhe më pas e ka goditur dhe me grusht në pjesën poshtë syrit të majtë duke i shkaktuar sërish dëmtim serioz. Më pas Muharremi është rrëzuar pa ndjenja në tokë.

Policia ka marrë njoftim për ngjarjen rreth orës 19:00 se në fshatin Shpatë në Baldushk, kishte ndodhur një konflikt i ashpër për motive të dobëta ku si pasojë e konfrontimit fizik mes dy vëllezërve Muharrem dhe Enver Lloçi, pjesë e konfrontimit ishte bërë edhe Bujar Lloçi, djali i Muharremit, i cili kishte goditur me një shufër metalike në kokë xhaxhain e tij Enverin.

Policia ka shoqëruar në ambientet e Postës së Policisë dy vëllezërit, ndërsa është shpallur në kërkim, djali i Muharremit Bujarit.
DËSHMIA E MUHARREMIT
Më 2 maj rreth orës 03:30 Muharremi ka bërë kallëzimin penal ku tregonte çfarë kishte ndodhur. “Ndodhesha pranë vreshtit të rrushit kur pashë gomarin e Enverit që kishte hyrë dhe po dëmtonte rrushin. E nxora gomarin nga vreshti dhe e ndoqa deri tek shtëpia e Enverit dhe i tregova ca kishte ndodhur.

Lexo edhe :  Plagë në trup dhe fyt i nxirë, detajet nga vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra!

Por Enveri nisi të shante dhe të ofendonte me fjalë shumë fyese e banale në drejtimin tim, të gruas sime dhe të vajzave. U afruan pranë meje me gjithë gruan dhe më tërhoqën nga rrobat. më pas Enveri më goditi me një copë druri të shkurtër. Ndërkohë u afruan dhe dy fëmijët e vëllait të cilët po më shtynin për të më rrëzuar në tokë.

Ngrita duart para duke u munduar të mbroja kokën por kur më goditi me dru më çau në fytyrë. Më pas më qëlloi me grusht në anën e majtë të hundës pranë syrit. Kam rënë në tokë dhe nuk mbaj mend më asgjë”, ka deklaruar në kallëzimin e tij Muharremi. Ai ka shtuar se është përmendur më pas në shtëpinë e tij dhe mbi kokë kishte djalin, Bujarin. Ky i fundit sapo ka parë që i ati është përmendur është larguar. Muharremi ka deklaruar se nuk e ka goditur asnjëherë vëllain e tij Enverin.

DËSHMIA E ENVERIT
Nga ana tjetër Enver Lloçi, i arrestuar për dhunë në familje ka deklaruar se ai është dhunuar fizikisht nga djali i vëllait të tij, nga nipi i quajtur Bujar Lloçi. “Më ka goditur me shufër hekur në kokë dhe më ka shkaktuar dëmtime në kokë dhe fytyrë. Unë nuk kam dhunuar askënd, nuk e kam dhunuar vëllain tim Muharremin dhe nuk e di kush mund ta ketë dëmtuar”, ka deklaruar Enveri./BW/

Të fundit

Ekspertët: Rregullat e reja nga Banka e Shqipërisë do ulin shitjet e apartamenteve

Vendosja e rregullave të reja nga Banka e Shqipërisë prej datës 1 korrik për marrjen e një kredie, do...

Toni Kroos jep vlerësimin për Yamal: Kur isha në moshën e tij…

Toni Kroos ka krahasuar veten në moshën 17-vjeçare me atë të Lamine Yamal dhe ka pranuar se diferenca e spanjollit është shumë e madhe. "Edhe...

Merci, Edi Rama!

Nga ARTUR AJAZI Ajo ç’ka nisi Edi Rama, kryeministri vendit ditët ë fundit, po merr falenderime të shumta nga shumica e shqiptarëve. Edhe pse me...

Spiropali vizitë zyrtare në Bullgari, takohet me kryeministrin Jeliazkov

Me ftesë të Kryetares së Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në Bullgari, ku...

Apeli pranon kërkesën, Lyon do të vazhdojë të luajë në ligën e parë franceze

Olympique Lyon do të vazhdojë të luajë në Ligue 1. Apeli ka pranuar ankesën e këtij klubi, duke e bërë të pavlefshëm vendimin e...

Lajme të tjera

Web TV