“Iron Mike” në ring, Tyson në formë të frikshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mike Tyson arrin të bëjë të tjetër të flasin gjithnjë për të, dhe pesha e viteve mbi supe nuk ia ka zbehur shkëlqimin dhe kureshtjen që rrethon një prej kampionëve më kontroversë në historinë e boksit. Edhe pse është tashmë 53 vjet, grushtet e tij dhe shpejtësia janë “firmato”  ndërsa vetë amerikani po shpeshton stërvitjet për t’u rikthyer në ring.

“Iron Mike” po planifikon rikthimin në ring për bamirësi, 15 vjet pas daljes në pension, dhe ai po e bën përpjekjen të duket titane dhe e ka marrë shumë seriozisht. Trajneri që stërvit kanibalin e ringut është i befasuar nga sulmi i fuqishëm dhe disi i ashpër i ish-kampionit të botës.

Tyson ka punuar për goditjen e dorezave të partnerit dhe së fundmi, në një bisedë në Instagram me reperin T.I. ai shpjegoi se kishte vështirësi për të rimarrë formën e tij.

“Trupi im është vërtet i copëtuar dhe i lënduar nga të gjithë këto ushtrime. Por unë mendoj se mund të bëj disa shfaqje të bukura, tre-katër raunde, për bamirësi, dhe do të jem në formë për këtë. Për disa javë kam bërë dy orë kardio në ditë. Kam dhimbje kudo. Por unë dua të mbledh para dhe të ndihmoj disa të pastrehë, ose të tjerë fëmijë të një narkotiku si unë,” shpjegoi ai. Por kush e harron Mike Tyson…

Ai ishte një makinë lufte në ring dhe jo më kot u shpall kampioni më i ri i botës në 1986, pak rëndësi ka se të gjithë e tallnin për gjatësinë jo konform përpjekjeve.

Mike Tyson diti të mbrojë brezat e tij të artë në 9 raste. U akuzua për përdhunimin e Désirée Ëashington dhe u dënua 6 vjet burg, u konvertua në fenë islame dhe mori emrin Malik Abdul Aziz, por mes episodeve më të bujshme është ai në 9 Nëntor 1996. Asokohe në ndeshjen kundër Evander “The Real Deal” Holyfield u skualifikua pasi kafshoi veshin e kundërshtarit duke ia hedhur në tokë. Librat dhe historitë për të nuk kanë fund.

Të fundit

Serbëve nuk u del inati me gazetarin shqiptar: Na spiunoi në stërvitje

Pas konferencës për shtyp ku morën pjesë trajneri serb Dragan Stojkoviç dhe kapiteni Aleksandar Mitroviç, ekipi serb u fut...

Publikohet raporti: Elon Musk shkurtoi 59 mijë vende pune që nga janari

Elon Musk ishte një person kyç brenda Shtëpisë së Bardhë, pasi arriti shkurtonte 59 mijë vende pune që nga janari, kur Donald Trump u...

“Më jepni 100 euro për biçikletat”, shqiptari kërcënon çiftin me kaçavidë

Pasi dështoi të vidhte biçikletat e parkuara në banesën e një çifti në Via della Visitazione të Trentinos, vendosi t'i kërcënonte me kaçavidë në...

Përmbyten 2 banesa në fshatin Xhyherinë të Vlorës

Dy banesa janë përmbytur pasditen e se premtes në fshatin Xhyherinë të Vlorës. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se dy banesat janë...

Pensionistët rikthehen në universitet, qeveria: Do studiojnë për t’u punësuar

ë moshuarit nëse dëshirojnë do të shkollohen dhe për ata do të ndërtohet një universitet i posaçëm. Është kjo një iniciativë e qeverisë e...

Lajme të tjera

Web TV