Nipi plagos me thikë tezen dhe burrin e saj, çifti në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në  fshatin Pendavinj në Korçë ku mësohet se nipi ka plagosur me thikë tezen dhe bashkëshortin e saj.

Ishin fqinjët ata që kanë dëgjuar të qarat e zonjës dhe më pas kanë njoftuar menjëherë policinë.

Mësohet se policia ka bërë të mundur shoqërimin e autorit, ndërsa nuk dihet ende motivi i këtij konflikti. Gjendja e çiftit të plagosur është e rëndë, ndërsa kanë marrë plagë në zonën e gjoksit dhe në kokë./Fjala.al/