PDIU e shqetësuar për mbylljen e objekteve të kultit, ja zgjidhja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) ka shprehur shqetësimin për mbyllen e objekteve të kultit.

Me anë të një deklarate të shpërndarë për mediat deklaron se që ceremonitë fetare nuk mundët të cilësohen kurrsesi grumbullime fetare dhe ky është një mentalitet i papranueshëm dhe që tregon mungesën e respektit të insitucioneve qeveritare ndaj fesë.

Deklarata e plotë e PDIU

Drejtuesit e fesë në vend dhe besimtarët, sot kanë ngritur në media shqetësimin mbi mbylljen e objekteve të kultit dhe shembullin e marrë nga Ministria e Shëndetësisë për distancimin social, ku cilësohen grumbullimet fetare si shembulli negativ në kohën e pandemisë.

Më së pari kujtojmë që ceremonitë fetare nuk mundët të cilësohen kursesi grumbullime fetare dhe ky është një mentalitet i papranueshëm dhe që tregon mungesën e respektit të insitucioneve qeveritare ndaj fesë.

Stereotipi negativ me të cilin këto institucione etiketojnë ceremonitë fetare, nuk mund të jetë kurrsesi i pranishëm në jetën dhe këndvështrimin tonë për botën dhe fenë. Më së fundi, institucionet shtetërore duhet të kujdesen për përditshmërinë e jetës në vend dhe nuk duhet kurrsesi të ndërhyjnë në vendimarrjen e përfaqësuesve të fesë, pasi kjo sjell në memorje një kohë të errët e të kaluar prej kohësh në Shqipëri dhe ky mentalitet nuk duhet të kthehet më kurrë në vendin tonë.

Në kohën që pjesa më e madhe e shteteve po hapin te gjitha segmentet e jetës normale në vend përfshi stadiumet, plazhet, restorantet e shkollat, e vetmja gjë që duhet të bëjë shteti shqiptar është  të përcaktojë rregullat dhe respektimin e distancimit social dhe të lejojë sa më shpejt kthimin gradual të normalitetit në vend. /Fjala.al

Të fundit

Donatella Versace zhbën ndërhyrjet plastike në fytyrë

Donatella Versace i surprizoi të gjithë me postimin e saj më të fundit në Instagram me pamjen e saj...

Trump: Shpresojmë që gjërat me Gazën të zgjidhen shumë shpejt

Presidenti Donald Trump po u përgjigjet aktualisht në Shtëpinë e Bardhë pyetjeve mbi luftën në Gaza. Sipas mediave të huaja, i pyetur se çfarë nënkuptonte...

Vlorës, flakët djegin zonën e mbrojtur! Helikopterë e zjarrfikëse në terren

Situata në Akërni të Vlorës vijon të paraqitet alarmante që prej ditës së djeshme ku një vatër zjarri shpërtheu në zonën e mbrojtur Pishë-Poros. Erërat...

Lapaj humbi mandatin, por ka zyrtarisht partinë e tretë më të madhe në vend

KQZ ka finalizuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit ndërsa në faqen zyrtare është publikuar edhe lista e deputetëve. Rezultatet pritet të...

Zv.kancelari gjerman: Mbështetja jonë për Ukrainën nuk lëkundet

Për herë të parë si zëvendëskancelar i Gjermanisë dhe Ministër i Financave, Lars Klingbeil udhëtoi për në Ukrainë. Në Kiev, ai premtoi se Gjermania...

Lajme të tjera

Web TV