Sherr me armë të ftohta në Korçë, lëndohen disa persona

Një sherr masiv ka ndodhur në qytetin e Korçës ditën e sotme, nga ku raportohet të jenë lënduar edhe disa persona.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pendavinj, ndërsa shtohet se personat në fjalë janë përplasur me armë të ftohta.

Identitetet e personave të përfshirë në këtë sherr nuk dihen ende, megjithatë policia është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes./Fjala.al/