Bashkimi Evropian ka vendosur të ndajë rreth 1 miliard euro për kërkime shkencore mbi gjetjen e vaksinave mbi trajtimin e koronavirusit.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një konferencë online me donatorët shpjegoi edhe se si do të të shpërndahet ndihma ndaj kërkimit shkencor.
Nga ana e saj, kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se Gjermania do të ndajë 525 milionë euro për kërkime dhe do të vazhdojë të paguajë detyrimet e saj kur bëhet fjalë për shëndetin global me vlerë 1.3 miliard euro.Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar se Franca do të ndajë 500 milionë euro për të njëjtin qëllim, ndërsa kryeministrja norvegjeze Erna Solberg tha se Oslo do të ndajë 1 miliard euro.
Në një samit virtual, udhëheqësit botërorë thanë se do të përpiqen të mbledhin disa miliardë euro për të hulumtuar vaksinën kundër koronës së virusit, pastaj të gjejnë terapi dhe teste më efektive, raporton AP.
Qëllimi i kësaj mbledhjeje është të sigurojë katër miliardë euro për hulumtimin e vaksinave, dy miliardë për trajtime dhe 1.5 miliard euro për testime. Zyrtarët e BE-së theksuan se shumica e parave do të kanalizohen përmes organizatave ekzistuese globale të shëndetit dhe se nuk do të ngrihet një strukturë e re institucionale për këtë qëllim.
Deri më tani, 3.5 milionë njerëz janë infektuar në të gjithë botën dhe më shumë se 247,000 kanë vdekur nga virusi, sipas Institutit Johns Hopkins.