Vrasjet në Durrës/ Grupi i fuqishëm kriminal po kërkon 5 milionë eurot e Rinasit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanë marrë një kthesë të fortë hetimet për vrasjet seriale në Durrës, që sipas hetuesve kanë si shkak 5 milionë eurot e grabitura në Rinas nga barku i avionit Tiranë- Vjenë, 9 Prillin e 2019.

Nga hetimet e zhvilluara deri tani, dhe informacioni i siguruar nga një prej bashkëpunëtorëve të policisë i arrestuar, katër vrasjet në Durrës janë porositur nga i njëjti grup kriminal, i cili është duke kërkuar “pjesën” nga paratë e zhdukura të grabitjes në Rinas ku mbeti i vrarë Admir Murataj.

I penduari i policise ka hedhur dritë mbi vrasjet e ndodhura fillimisht të 2 Marsit dhe të 27 Prillit 2020, dy vëllezërve Haxhia nga Puka banorë në Durrës. Sipas burimeve nga grupi hetimor, vëllezërit Haxhia kanë strehuar dhe ndihmuar një prej personave pjesëmarrës në grabitjen e 20 thaseve me para në Rinas.

Grupi kriminal fillimisht ka porositur vrasjen e Dorian Shkozës, në 2 Mars pasi edhe ai ka patur dijeni. Edhe vëllezërit Haxhia ishin në dijeni për paratë sipas grupit hetimor.

“Paratë e Rinasit diku janë investuar dhe po kërkohen”. Këto ka thenë midis të tjerave për grupin hetimor i penduari i policisë.

Ai ka treguar se grupi kriminal ka qënë pjesëmarrës edhe në katër ngjarje të tjera kriminale brenda vendit, jo vetëm në qytetin e Dr. Anxhelo Avdia 28 vjecari që u vra me Dorian Shkozën në Nishtulla në 2 Mars nuk ishte shënjestër. Ai u ndodh rastësisht në vendin e ngjarjes. Porosia ka qënë për pronarin e Servisit të makinave Dorian Shkoza”.

Klevis Alla 22 vjec dhe Altin Ndoci 35 vjec janë arrestuar si autorë të dyshuar të vrasjes së vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia në 27 Prill. Altin Ndoci ka qënë në varrim të dy vëllezërve si i njohur e mik i tyre. Për të treta ka qënë sërish dhe ka ngushëlluar prindërit duke hedhur 50 mijë lekë në kafe. Prindërit e kanë pyetur për emrin me qëllim që të dinin kush i ngushëlloi por Altin Ndoci ka dhënë një emër tjetër, pohuan burimet nga grupi hetimor.

Lexo edhe :  Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, humb jetën 28-vjeçari

Ndërkohë që hetimet vijojnë edhe për disa persona të tjerë që kanë marrë pjesë në ekzekutime por kanë dijeni edhe për porositësit që për hetuesit janë një grup I fuqishëm kriminal. Për hetuesit e Durrësit shkak i ekzekutimeve janë paratë e grabitura në Rinas që kanë sjellë disa ngjarje kriminale, por nuk përjashtohen as konflitet për pazaret e prishura të drogës në Shqipëri dhe jashtë vendit.

Ka qenë njëri prej të arrestuarve, një 22-vjeçar, i cili ka pranuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, duke zbërthyer gjithë bandën kriminale të Durrësit, që ka lidhje me disa vrasje dhe me grabitjen e bujshme të mijëra eurove në Rinas.

Ka qenë Drejtori i Policisë për Krimet e Rënda, Tonin Vocaj, që e ka bindur 22-vjeçarin për vetëm 10 minuta të bëhet dëshmitar i drejtësisë dhe të tregonte autorët e krimeve.

I riu është shoqëruar nga banesa e tij në polici nga një patrullë e komisariatit, ndërsa oficerët e krimeve i kanë thënë atij se kanë prova të pakundërshtueshme të pjesëmarrjes së tij në ekzekutimin e vëllezërve Haxhia.

Ndërkohë, më pas në dhomën e marrjes në pyetje ka hyrë drejtori Vocaj dhe për 10 minuta e ka bindur të riun të flasë dhe të tregojë gjithë ngjarjen.

*Marrë nga Balkanweb

Të fundit

“Në ’62 filluam të transmetonim”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

Sa herë që kaloj në atë rrugë, kryesisht vitet e fundit, shoh me keqardhje rrënimin e asaj ndërtese. Disa...

Investimet “lule mos me prek”/Bashkitë realizojnë vetëm 5% të programit vjetor në 3-mujor

Pavarësisht faktit se tre muajt e parë të 2025 vendi ishte i përfshirë në fushatë për zgjedhjet e përgjithshme dhe pushteti lokal u vu...

23 maj 1431/ Zhan d’Ark, djegia në turrën e druve e ktheu në mit

Përgatiti: Leonard Veizi Për të, dhe bëmat e saj ka libra pa fund. Figura e saj ka frymëzuar për shekuj jo vetëm patriotizmin francez, por...

Vranësira dhe orë me diell, si parashikohet moti për ditën e sotme!

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe...

Spitali për kafshët dhe spitali për njerëzit

Nga Leonard Veizi Kur dëgjova se në Shqipëri ishte ndërtuar një nga spitalet më të mëdha në Europë për kafshët, m’u mbush zemra me krenari...

Lajme të tjera

Web TV