Po nëse nuk gjendet vaksina? Pipero jep lajmin e madh: Së shpejti do të…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku Pëllumb Pipero ka treguar se nëse nuk do të kemi një vaksinë, shumë shpejt mund të kemi në dispozicion një imunoglobulinë e cila do të na ndihmojë për të shëruar rastet e rënda me koronavirus.

Në një intervistë për Ora News, Pipero u shpreh se nëse do të kemi një rikthim të virusit në vjeshtë apo dimër, impakti negativ nuk do të jetë kaq i madh sa në valën e parë.

Pëllumb Pipero: Në rast se nuk kemi një vaksinë mund të zgjasë një vit e gjysmë deri në dy vjet. Por, duhet të kemi në konsideratë që rikthimi i një vale të dytë nuk do ketë këtë impakt që pati në valën e parë. Një pjesë e madhe e qytetarëve bie në kontakt, duke rënë në kontakt krijojnë imunitet.

Informacioni i ardhur nga Universiteti në Utrechtit për identifikimin definivisht të antitrupave humane anti covid është lajmi më i madh që kam dëgjuar unë gjatë këtyre ditëve. Kjo dëshmon që organizimi jo vetëm që prodhon antitrupa, por këto antitrupa janë efektive dhe e neutralizojnë virusin. Çka dëshmon që ne shumë shpejt edhe nëse nuk do kemi një vaksinë shumë shpejt mund të kemi në dispozicion një imunoglobulinë, e cila do të na ndihmojë të mos kemi raste të rënda apo të ndihmojmë rastet e rënda për ti mjekuar.

Fakti që prodhohen antitrupa dëshmon që personat që bien në kontakt fitojnë imunitet. Së dyti sistemet shëndetësore do jenë shumë herë më të përgatitura. Së treti nuk është e thënë ti themi njerëzve në fund të këtij viti dy herë kujdes se kemi virusin. Por boll t’ja rikujtojmë dhe ata do ti zbatojnë. Prandaj për të gjitha këto arsye them se rikthimi i një vale të dytë në fund të vjeshtës apo në fillim të dimrit do ketë efekte disa herë më të vogla negative sesa pati ketë radhë.
Sipas Piperos, masat lehtësuese nuk duhet të shkujdesin qytetarët, por përkundrazi duhet të rrisin më shumë vigjilencën. Ai tha se grafiku i të infektuarve me COVID-19 ka luhatje, por është në ulje.

Lexo edhe :  Cilat janë 4 frutat e thata që forcojnë zemrën, kockat dhe trurin

Pëllumb Pipero: Grafiku i epidemisë ka dëshmuar që ka pasur luhatje të vazhdueshme. Nëse i referohemi grafikut, ka luhatje, por tendenca e kurbës është në ulje të vazhdueshme. Rastet e konstatuara janë asimptomatike, por janë kontakte të kontakteve të shtruara më parë.
Lëkundja, apo zig zaget e këtij grafiku dëshmojnë se ne jemi të fokusuar, apo gjurmojmë kontaktet, kontaktet e kontakteve. Pra jemi më afër vatrës dhe bëjmë të mundur izolimin më shpejt të vatrës.

Për mua nuk është shqetësuese, por është një sinjal i fortë që tregon se në rast se 7 ditë më parë filloi lehtësimi i masave dhe 7 ditë më pas kemi një ngritje të rasteve, ky është një sinjal i rëndësishëm për ti thënë qytetarëve që lehtësim i masave nuk do të thotë ulje e kujdesit, shmangie e këshillave për distancimin e fizik, respektimi i higjienës, vendosja e maskës. Në rast se nuk kemi kujdes mund të kthehemi prapa. Qytetarët duhet të jenë të vëmendshëm ndaj respektimit të masave të distancimit fizik dhe higjienës. Është shumë e rëndësishme të mos tregohemi të shkujdesur këtë periudhë.

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV