Shpërthen Kate Beckinsale: Jam 46 vjeç dhe kam të dashur 22 vjeç. Edhe pastaj?

Kate Beckinsale shpërthen kundër burrave, për mënyrën e pabarabartë të trajtimit mes dy sekseve si dhe ndaj kritikave ndaj vetë asaj për romancën e dashurisë dhe stilit të jetës.

Aktorja 46 vjeçare tha se prej vitesh ka qënë dëshmitare e faktit se meshkujve e çdo moshe bëjnë gjithçka kanë dëshirë dhe askush nuk i kritikon por kur këto gjëra i bëjnë femrat mbi moshën 32 vjeçare, atëherë ato gjykohen sikur kanë kryer ndonjë akt të tmerrshëm, edhe kur bëhet fjalë për jetën e tyre private.

Në një intervistë të fuqishme për revistën “Women’s Health” për muajin maj, Kate akuzon meshkujt për sjellje me dy standarte. Stuhia u ngrit kur Kate tha se po shijon ditët e karantinës me të dashurin e saj muzikant, Goody Grace, vetëm 22 vjeç. Kaq mjaftoi që Kate të pushtojë portalet dhe tabloidet. Me ironi ajo thotë se mqs është 46 vjeç dhe nuk i lejohet të ketë një lidhje dashurie, atëherë do të ulet në divan dhe do të presë menopauzën në qetësi. Sipas Kate, femrat dinë ta shfrytëzojnë moshën dhe trupin, 100 milionë herë më mirë se meshkujt.

Kate dhe Goody, njëra 46 dhe tjetri 22 vjeç, janë në një lidhje bashkë që prej janarit të këtij viti, pasi u njohën në mbrëmjen e çmimeve Grammy./Burimi: Daily Mail