Armand Duka në radion Kiss Kiss, “jep mend” për UEFA-n

Duka tha se faza finale e Ligës së Kampioneve do të jetë në Stamboll. Ai nuk fshehu divergjencat me qeverinë Rama

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Federatës shqiptare të Futbollit nuk i ka dhënë ende “dum” punëve të shtëpisë, por në spektrin europian mundohet disi të japë qartësi në mjegullën që ka rrethuar futbollin për shkak të pandemisë. Armand Duka, presidenti i FSHF tha për radion “Kiss Kiss” të Napolit se faza finale e Ligës së Kampioneve do të jetë e gjitha në Stamboll.

Sigurisht Duka nuk “shpiku rrotën” pasi kjo gjë ishte përmendur më parë në UEFA, madje më herët presidenti i Federatës turke zbuloi dhe 29 gushtin si dfatën e finales së Champions në Stamboll. por kreu i FSHF, insiston se faza finale do të jetë në “Ataturk Olympic Stadium”.

“Ekziston mundësia që  Champions League 2019/20 të ketë dy ndeshje gjysmëfinale në Stamboll, përveç finales së madhe. PSG do luajë ndeshjet e tij në Champions, njësoj si dhe Lyon. Për ndeshjet e tjera po mendohet dhe ende nuk është vendosur. Mund të ketë një sfidë direkte….” tha Armand Duka.

Nuk i fshehu Duka, as përplasjet me qeverinë shqiptare. “Po presim një përgjigje se kur mund të rinisim stërvitjet e kur të luajmë. Kemi stiluar një protokoll dhe presim  këtë javë një përgjigje pozitive. Vende të tjera mund të ndjekin të njëjtën linjë. Në Shqipëri kemi të njëjtat përplasje me qeverinë, si federata italiane. Duam të rifillojmë pasi nuk jemi rrezik dhe kemi argumentet tona” tha Duka. Fjala.al

Të fundit

Filipinasit në Shqipëri, komuniteti ilegal që shfrytëzohet dhe abuzohet

Nga Zylyftar Bregu Afro 15 mijë filipinas (rreth 90 përqind gra e vajza) kanë hyrë në Shqipëri gjatë pesë viteve...

Të shtëna pranë selisë së CIA-s në Virginia, policia rrethon zonën

Të shtëna jashtë selisë së CIA/ Një person hap zjarrin në Virginina, zona rrethohet nga policia/      S,M

Largimi i Sulës nga PD/ Shehi: Gjest burrash, doli nga delet dhe u bë dash

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi në një dalje televizive ka folur për largimin e deputetit Dashnor Sula nga Partia Demokratike. Shehi u shpreh se Sula...

Fuqia e simulacrum-it prej politikës sonë

Nga Ben Andoni Për t’u futur në argumentin tonë duhet të sjellim për publikun se çfarë identifikon termi simulakrum (simulacrum): Termi e ka origjinën nga...

Dashnor Sula ‘në ankand’/ Çupi: Berishës nuk i duhen njerëz me dinjitet

Për analistin Frrok Çupi, përjashtimi i Dash Sulës nga Berisha lidhet me faktin se Berishës nuk i duhen deputetë me përfaqësim dhe me dinjitet....

Lajme të tjera

Web TV