Manuel Neuer me të dashur të re…19 vjeç dhe identike si gruaja

Dashuria e re mban emrin Anika dhe është 19 vjeç

Portieri gjerman Manuel Neuer po has në jo pak probleme te Bayern Munich, me rinovimin që nuk po arrihet dot prej pretendimeve të futbollistit. Por ndërkohë, ka të reja në jetën private…

Manuel ka kaluar vetëm 4 muaj nga ndarja me gruan e tij Nina, me

të cilën kishte lidhur kurorë në vitin 2017, por gjeti shpejt dashurinë e re.

Ajo është një bjonde simpatike, thuajse identike me ish gruan. Revista gjermane Bunte nënvizon se dashuria e re mban emrin Anika dhe është 19 vjeç. Kurioziteti? Ngjashmëria unike me ish gruan e Neuer, aq sa ka shtyrë mediat të mendojnë mos janë familjarë.

Anika është studente dhe jeton tashmë me portierin, por ajo luan edhe hendboll si profesioniste, me ekipin e SG H2 Kuties, në Herrenberg.