Po masturbohej para shtëpisë, arrestohet futbollisti i Ligue 1

Lojtari algjerian i skuadrës së Angers, Farid El Melali, u arrestua nga policia ditën e hënë, pasi ishte denoncuar nga fqinjët sepse po mastrubohej para shtëpisë.

Futbollisti sapo kishte nënshkruar një zgjatje të kontratës deri në vitin 2023 me klubin e Ligue 1.

“Ai nuk po shenjëstronte askënd dhe nuk ishte agresiv ndaj askujt”,-deklaroi  avokatja e tij, Sandra Chirac-Kollarik.

22-vjeçari pranoi veprimin e pahijshëm kur u mor në pyetje nga policia, duke thënë se ai mendonte se ishte vetëm në oborrin e ndërtesës në fjalë.

Ai u la i lirë, por do të përballet me gjyq dhe pritet të gjobitet për veprimin e tij të pahijshëm./Fjala.al/