Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri-opozitës: Nëse s’duan të vinë ta thonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri i ka thënë kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhit si dhe të gjithë opozitës se nëse nuk duan të vijnë më në Këshillin Politik ta thonë, por procesi nuk do të ngelet peng.

Pas mbledhjes Gjiknuri tha se do i kërkojë zyrtarisht opozitë që Këshilli Politik të rifillojë javës tjetër dhe nëse nuk duan të vijnë është vendim i tyre.

“Ishte një raportim për punën e Këshillit Politik. Kuvendi na ka lënë një afat 30 qershor dhe ky duhet të jetë afati i fundit pasi Reforma Zgjedhore është pikë themelore para uljes në konferencën ndërqeveritare.

Opozita jashtëparlamentare ta shfrytëzojë këtë kohë në maj dhe Kuvendi në qershor të shqyrtojë për draftet. Nuk i kuptova disa deklarata të opozitës se a janë gati të vazhdojnë me dialogun apo këto draftet që propozojnë.

Puna e atij Këshilli u ndërpre prej pandemisë. Ta rifillojmë aty ku e lamë. Dora jonë është e shtrirë, por mospjesëmarrja e tyre nuk mund të mbajë peng këtë proces. Dua të nxis dialogun, kam folur me diplomatë të jashtëm dhe nuk kam marrë përgjigje definitive.

Është në interes të PD për të vazhduar dialogun. Kuvendi i ka votat, do përpiqemi dhe me opozitën parlamentare t’i bëjmë votat. Dëshira ime është që opozita të jetë pjesë integrale.

Do ndërmarr hapa zyrtarë në lidhje me qëndrimin që ju dhashë, për rifillim të Këshillit Politik javën e ardhshëm. Këshilli Politik pa opozitën nuk ka kuptim, se është pjesë negociuese. Nëse s’duan të marrin pjesë t’ua thonë shqiptarëve dhe të vijojmë ne punën.

Një nga propozimet është për procesin zgjedhor, pra partitë të heqin dorë nga administrimi i procesit zgjedhor që është ‘game changer’. Shpresoj të kemi mundësi të gjejmë kompromis. Kolegji Zgjedhor ka ardhur momenti se është çështje kohësh derisa të krijohet Apeli që do të jetë edhe institucioni që do trajtojë ankesat. Kemi rënë dakord që të përfshihet teknologjia, që KQZ të merret me votën e emigrantëve pra si do të bëhet votimi në distancë. Nuk i kemi lidhur duart vetes vetëm me ligj por organet të bëjnë rregullat.

Lexo edhe :  Vala e lëvizjeve në nivel tjetër/ Shkundje edhe strukturave të kontrollit të territorit

Qeveria tranzitore nuk është kusht i Reformës Zgjedhore, është çështje politike.”- u shpreh Gjiknuri./Fjala.al/

 

Të fundit

Analiza: Serbia, fillimi i fundit apo manovra e radhës?

Në muajin e fundit, në disa qytete të Serbisë, përkrahësit dhe kundërshtarët e pushtetit janë ndarë nga kordone policore,...

Dosja Çopja-Çela, ‘karteli’ bleu avion për transport droge

Organizata kriminale shqiptare e asaj që konsiderohet si “karteli i parë shqiptar i narkotrafikut” e që drejtohej nga Franc Çopja dhe Ervis Çela rezulton...

Kush janë 5 sulmuesit më të paguar në Angli?

Premier League krenohet me disa nga sulmuesit më të talentuar në futbollin botëror dhe për të siguruar shërbimet e tyre, klubet shpesh paguajnë shuma...

Ofendoi Klopp në videon virale, arbitri merr dënimin nga Federata

David Coote është pezulluar për tetë javë nga Federata Angleze e Futbollit. Ai u ndëshkua zyrtarisht për komente abuzive ndaj trajnerit të Liverpoolit, Jurgen...

Tentoi të korruptonte me 2 mijë lekë policin, pranga 18-vjeçarit

Një 18-vjeçar tentoi të korruptonte efektivin e Policisë Rrugore, por përfundoi në prangat e uniformave blu, teksa 2 të tjerë gjithashtu u arrestuan dhe...

Lajme të tjera

Web TV