Skandali i lirimit të Naser Gashit në Kukës, gjykata dënon me 2.8 vite burg policin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kujtim Spahiu, njëri nga 4 policët e arrestuar dhe proceduar për skandalin e lirimit të kosovarit Gashi, është dënuar nga gjykata e Lezhës. I hiqet e drejta për funksione publike për tre vite.

Lirimi nga ambientet e komisariatit të Kukësit të Naser Gashit, kosovarit të dënuar me 7.4 vite burg për trafik droge, ka sjellë dënimin e njërit prej policëve që i hapi derën, duke e lënë të lirë.

Gashi ishte në kërkim nga Policia e Shtetit, por megjithëse ai u arrestua në pikën kufitare nën emrin e rremë Saimir Bula, ai kurrë nuk u verifikua për dënimin në Shqipëri dhe kërkimin e tij. Efektivi i policisë Kujtim Spahiu që besohet se i hapi derën dhe nxori nga qelitë e komisariatit të Kukësit, Naser Gashin, është dënuar dje nga gjykata e Lezhës me 2 vjet e 8 muaj burgim. Njëherësh me këtë dënim, gjykata ka urdhëruar që efektivit të policisë Spahiu t’i hiqet e drejta për të mbajtur funksione publike për një periudhë 3 vjeçare.

Me këtë vendim përmbyllet dhe historia e skandalit të ndodhur në fund të vitit 2018 në Komisariatin e Policisë Kukës, ku një i kërkuar nga drejtësia shqiptare edhe pse u arrestua, sërish u la i lirë, duke sjellë përplasje mes drejtuesve të Komisariatit Kukës dhe Drejtorisë së Policisë Kukës.

Skandali i nxjerrjes nga qelia të trafikantit Gashi, madje edhe duke i kthyer pasaportën dhe kartën e identitetit kosovare të falsifikuar me emrin “Saimir Buli”, bëri “kurban” në fillim të 2019 zv/drejtorin e hetimit në Drejtorinë e Kukësit, Shkëlqim Pepkolaj, i cili u pezullua nga detyra, duke u vënë në procedim disiplinor. Por pas hetimeve prokuroria lëshoi urdhër-arrestet, për drejtuesit e komisariatit të Kukësit, Agim Basha, i cili  në atë periudhë, ju fsheh drejtësisë.

Për këtë çështje fillimisht u arrestuan nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe dy efektivë të tjerë të policisë Kukës, Shkëlzen Ibaj dhe Ferdinand Gjeta, të cilët më pas u liruan nga gjykata. Çështja kaloi për hetime të mëtejshme në prokurorinë e Lezhës, e cila vendosi të pushojë hetimet për tre zyrtarët e komisariatit të Kukësit dhe të kalojë çështjen për gjykim me një të pandehur, policin e thjeshtë Kujtim Spahiu.

Lexo edhe :  Vlorë/ Hyri për t’u larë në det, ndërron jetë 59-vjeçarja!

Ky i fundit dje u dënua me 2.8 vite burgim. Ndërkohë ende dhe sot i liruari Naser Gashi është në listën e personave në kërkim të publikuar nga Policia e Shtetit. Dënimin e ai e ka marrë nga gjyqtarja Nertina Kosova më 21 shkurt 2013 ku është deklaruar fajtor dhe dënuar me 7 vite e 4 muaj burg për trafik droge, vendim i lënë në fuqi edhe nga apeli i Krimeve të Rënda.

Të fundit

Ndryshova mendje për ndalimin e bombës, por kërcënimi i luftës bërthamore po rritet

Edhe pse armët që kam kundërshtuar dikur janë ende tmerruese, dyshoj se mund të çarmatosemi në mënyrë të njëanshme....

“Rrjet” mashtruesish në Tiranë, po kërkohen 108 persona për krime kibernetike

Të paktën dy qytetarë në ditë denoncojnë në Policinë e Tiranës apo pranë Krimit Kibernetik se kanë rënë pre e mashtrimit kompjuterik. Por, ka...

Fluks në pikën kufitare të Kapshticës, pala shqiptare punon me 6 sportele

Fluks në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në Korçë. Dhjetëra mjete që vijnë nga Greqia drejt shtetit shqiptar kanë krijuar fluks në këtë...

Zelensky: S’iu japim tokë pushtuesve!

Volodymyr Zelensky ka dhënë një reagim të prerë pas njoftimit të presidentit amerikan Donald Trump për takimin e tij me Vladimir Putin më 15...

Uells mistik: “Gjuha uellsiane është shtypur në mënyrë agresive”

Nga Claire Biddles “Shpesh merremi me gjëra thelbësore,” thotë këngëtarja Gwretsien Ferch Lisbeth, anëtare e grupit Tristwch y Fenywod. “Ndjesia e të qenit në një...

Lajme të tjera

Web TV