“Të mësohemi të jetojmë ndryshe”, Manastirliu nxjerr videon e mjekes së Infektivit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar mesazhin e mjekes Entela Kolovani për koronavirusin dhe kujdesin që duhet të kemi në vijimësi.

Në një video të postuar nga Manastirliu në “Facebook” ku shfaqet mjekja e Spitalit Infektiv, ministrja shkruan se duhet të mbajmë distancë për të mirën e fëmijëve tanë.

“?“Të mbajmë distancat me njëri-tjetrin, të përshtatemi me normalitetin e ri, për të ruajtur prindërit tanë, fëmijët tanë, pacientët me sëmundje bashkëshoqëruese” Ju lutem dëgjoni mesazhin e dr. Entela Kolovanit??

#BashkëKundër?Covid19?”,-shkruan Manastirliu.

Mesazhi në video i doktoreshë Kolovanit:

Edhe pse shifrat janë optimiste dhe uroj që ky optimizëm të mbetet gjallë edhe në ditët në vijim, përsëri ne do të tentojmë t’i kthehemi një normaliteti të ri tashmë. Të gjithë do t’i drejtohemi këtij normaliteti, por duke pasur parasysh se nuk do të jemi më siç kemi qenë. Do të jemi njerëzit e kujdesshëm në vazhdimësinë e jetës, për të mbajtur distancat me njëri-tjetrin, për të qenë të kujdesshëm me higjienën personale, duke larë sa më shpesh duart, duke marrë të gjitha masat që do të na ndihmojnë, që ky infeksion të mos përhapet më mes nesh.

Do t’i rikthehemi këtij normaliteti, duke qenë të bindur që gjithsecili prej nesh do të jetë përsëri në të njëjtat kushte, kur distancimi social do të jetë pjesë e jetës sonë të përditshme. Të ruajmë prindërit tanë, fëmijët tanë, pacientët me sëmundje shoqëruese. Unë uroj që ditët në vazhdim të jenë ditët, të cilat t’i rikthehemi këtij normaliteti, por gjithmonë Brenda kushteve të reja të distancimit, sepse koronavirusi do na bëjë të jetojmë ndryshe./Fjala.al/

Lexo edhe :  “Ku do jetojmë? Ne s’na dogji as gjermani”/ Delvina e mbuluar nga hiri i zi i zjarreve

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/2934902053241929/

Të fundit

Rekord vizitorësh në Butrint! Mbi 44 mijë vizitorë vetëm gjatë korrikut

Parku Kombëtar i Butrintit po mirëpret gjatë muajve të verës një numër të lartë turistësh nga vende të ndryshme...

Mbeti e bllokuar në ‘Gjirin e Filikurit’, policia shpëton turisten çeke

Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Himarë, i erdhën në ndihmë një turisteje çeke, e cila kishte mbetur e bllokuar në...

Aksident i rëndë në Berat, ndërron jetë shoferi 29-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Moravë të Beratit në orët e para të mëngjesit. Rreth orës 04:30, në fshatin Moravë, shtetasi O. C.,...

Qëndrimi mbi telefona, mjekët: Shëndeti i syve të fëmijëve, në përkeqësim

Pushimet shtuan edhe më shumë qëndrimin para ekraneve të telefonave. Hapësirat digjitale ishin të lidhura kudo, në plazhe, shezllone, bare restorante e hotele si...

2008 – Michael Phelps, njeriu që sfidoi kufijtë e njeriut në pishinën olimpike

Në verën e Pekin 2008, bota e sportit u bë dëshmitare e një mrekullie njerëzore që doli përtej çdo rekordi e imagjinate. Michael Phelps,...

Lajme të tjera

Web TV