Benzi përplas çiftin në Tiranë, e moshuara në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Xhamllikut në Tiranë, ku një çift është përplasur nga një mjet tip “Benz”.

Nga ky aksident të moshuarës i janë shkaktuar dëmtime serioze dhe gjendja e saj është kritike, ndërsa dyshohet se shoferi është efektiv i policisë bashkiake.

Ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar në lidhje me aksidentin apo me shoqërimin e shoferit nga ana e Policisë së Shtetit./Fjala.al/