Kamber Hoxha, 75 vjeç, në fshatin Dyshnik të Beratit, hyri në pus për ta pastruar por ka mbetur i bllokuar. Bllokimin e të moshuarit në pus e kanë konstatuar anëtarët e familjes, ndërkohë që dy nipërit, Gentian dhe Neim Hoxha, 45 dhe 46 vjeç kanë hyrë brenda për ta shpëtuar.
Por përpjekja e tyre fatkeqësisht vetëm sa ka thelluar tragjedinë. Gentiani dhe Neimi ashtu si xhaxhai i tyre dyshohet se janë asfiksuar nga një xhep gazi.
Kamber dhe Gentian Hoxha u nxorrën të vdekur nga pusi, ndërsa Neimi me shenja jeta, por pavarësisht nisjes me urgjencë drejt spitalit, nuk ka mundur të mbijetojë.