Prokurori i Beratit, Dritan Gripshi është kërcënuar nga një person në ambientet e gjykatës.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, në ambientet e jashtme të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.
Dyshohet se shtetasin A. Q., 56 vjeç ka fyer dhe ka kanosur drejtuesin e Prokurorisë së Beratit.
Ndaj 56-vjerçarit ka nisur procedimi në gjendje të lire.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Fyerja e gjyqtarit” dhe “Kanosja e gjyqtarit”./ I.S