City, 8 futbollistë e hedhin në gjyq për abuzim seksual

Tani akuzuesit, që janë burra mbi 50 vjeç, ankohen për dëme të pariparueshme  psikiatrike

Nga : Fjala.al

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Plot 8 njerëz do ti drejtohen Gjykatës së Lartë në Londër për të kërkuar dëmshpërblim dhe ndjesë publike ndaj Manchester City, në vazhdën  e abuzimeve seksuale me lojtarë të mitur, të cilët frekuentonin shkollën e futbollit në vitet ’80 dhe ’90.

Nën akuzë mbi të gjithë përfundoi Barry Bennell që asokohe bashkëpunonte me klubin si zbulues talentesh dhe stërviste skuadrat satelit. Në 2018 Bennell u dënua me 30 vjet burgim për abuzimin e të paktën 50 futbollistëve nga 1979 deri në 1991, por skandali nuk mbyllet me kaq.

Tani akuzuesit, që janë burra mbi 50 vjeç, ankohen për dëme të pariparueshme  psikiatrike edhe pse Bennel nuk ishte zyrtarisht punonjës i Manchester City. 8 ish futbollistët kërkojnë dëme për mundësinë e mohuar për të vazhduar karrierën në futboll si pasojë e abuzimeve. Procesi pritet të nisë në tetor 2021, ndërsa më parë, skuadra e Manchester City ka aprovuar një fond për të dëmshpërblyer viktimat e abuzimeve.

Të fundit

Presidentja e RMV: Jemi të turpëruar nga thirrjet raciste ndaj shqiptarëve në Kumanovë

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, ka thënë se populli maqedonas është i turpëruar nga thirrjet fashiste...

Sula replikon me Murrizin: Dola kundër thirrjeve për ta varur Ramën te palmat

Dashnor Sula ka reaguar pas një postimi të Myslim Murrizit, i cili akuzonte ata që kërkojnë riformatimin e Partisë Demokratike, se kanë heshtur gjithë...

“Alanews”: Pse italianët gjithnjë e më shumë po zgjedhin Shqipërinë për pushime verore

Vitet e fundit, Shqipëria është bërë një nga destinacionet më të njohura për italianët, dhe në vitin 2025, trendi është më i fortë se...

Harrojeni lirinë e Atdheut, luftrat bëhet për të “kap ndonjë lek”

Nga Leonard Veizi Lufta, në vetvete, nuk bëhet për lirinë e popujve, as për prosperitetin apo begatinë e tyre. Këto janë justifikimet që i serviren...

Rama ndan videon: Kartolinë pamjesh të kaprojve nga parqet tona kombëtare

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetet sociale pamje mahnitëse nga natyra shqiptare, duke sjellë në vëmendje bukuritë e rralla të parqeve kombëtare...

Lajme të tjera

Web TV