Covid-19/ Ekonomia e Britanisë drejt një recesioni të thellë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banka e Anglisë ka paralajmëruar që ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar po shkon drejt recesionit të saj më të thellë. Ndikimi i Covid-19, mund të tkurr ekonominë deri me 14% këtë vit.

Guvernatori i Bankës, Andrew Bailey tha për BBC se nuk do të ketë kthim të shpejtë në normalitet. Ai e përshkroi rënien si “të pashembullt” dhe tha se konsumatorët duhet të mbeten të kujdesshëm edhe kur të hiqen kufizimet e bllokimit.

Britania e Madhe pritet të kalojë recesionin më të thellë të treqind viteve të fundit për shkak të pandemisë së koronavirusit. Banka qendrore parashikon rimëkëmbjen pas gjashtëmujorit të dytë nëse lehtësohen masat e karantinës. Strategjia e rihapjes ekonomike pritet të shpallet të dielën.

Por përmirësim të mundshëm mund të vërehen në gjashtëmujorin e dytë të 2020-ës, në varësi të rikthimit të aktivitetit ekonomik e gradualisht edhe të jetës së qytetarëve në një normalitet të ri.

“Pandemia Covid-19 po ul në mënyrë dramatike numrin e vendeve të punës dhe të ardhurat. Si rezultat i masave të distancimit social që aplikohen kundër saj, shumë biznese nuk arrijnë të prodhojnë ose t’i shesin produktet dhe shërbimet e tyre, ndërsa konsumatorët po ashtu kanë ulur fort shpenzimet. Me heqjen e këtyre masave, ekonomia do rimëkëmbët,” njoftoi banka qendrore e vendit./Fjala.al/

Të fundit

Bastisja e shtëpisë së John Bolton, reagon Trump

Donald Trump ka thyer heshtjen duke reaguar për herë të parë për bastisjen e FBI-së në shtëpinë e ish-Këshilltarit...

Real Madrid gjen zëvendësuesin ideal të Kroos

Real Madrid është në kërkim të një organizatori të mirëfilltë në mesfushë, një profil që i mungon pas largimeve të Toni Kroos verën e...

Trump: Zelensky dhe Putin janë si vaji me uthullën…

Donald Trump, ka komentuar përpjekjet për të organizuar një takim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky, duke përdorur një krahasim...

Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 13 vatra aktive gjatë orëve të fundit, 2 ende aktive

13 vatra zjarri janë evidentuar gjatë orëve të fundit nga të cilat 9 vatra janë shuar, 2 janë aktive ndërsa 2 të tjera në...

Policia greke: I gjetëm tre fëmijët mbi trupin e pajetë të nënës

Komuniteti lokal i Volosit në Greqi është i tronditur nga vrasja brutale e nënës shqiptare Mariola Nakoleci, 36 vjeçe, nga bashkëshorti i saj 40...

Lajme të tjera

Web TV