Covid-19/ Ironia e Artan Fugës: Hapni sa më shpejt aktivitetet me infektim të lartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Akademiku Artan Fuga ka reaguar sërish në lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi, paralizimit të jetës publike e sociale dhe masave të marra nga qeveria.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka bërë një thirrje të çuditshme, ulëritëse por që tregon realitetin në të cilin ndodhet vendi ynë.

Fuga e vë theksin te fakti se të sëmurët nuk lejohen në spital deri në momentin arrijnë një gjendje shumë të rëndë.

“Lërini të sëmurët të dergjen si qeni në shtëpi dhe në sekondën e fundit sillini në spital!”-shkruan ai.

Postimi i Artan Fugës:

Qytetare Vdekja:

Mos bëni, teste!

Të dhënat e të infektuarve dhe të humbësve të jetës manipulojini!

Predikoni kot më kot se ju dini të matematizoni kurbën e infektimit dhe pretendoni se në 15 prill do të zhduket!

Harxhojini paratë publike duke ia dhënë gjoja shkencës akademike, gjoja medias publike, vidhniiiiii!

Mos merrni masa drastike në fushën sanitare dhe të distancimit social që të hapen bizneset sepse po i merret fryma ekonomisë!

Lëreni qytetarin pa lekë!

Hapni sa më shpejt aktivitete me infektim të lartë dhe që nuk janë strategjike në etapën e parë:

stadiume, kafene, pika bastesh, universitete!

Mos merrni masa dezinfektimi!

Bëni sa më shumë kongrese, zgjedhje në universitete pikërisht tani!

Bllokoni çdo institucion, hiqni të drejtat dhe liritë me kod penal duke lënë me orar kur do të dalin xhiro, gratë shtatzëna, pensionistët, burrat beqarë, gratë e virgjëra, qentë, pedagogët, besimtarët e feve të ndryshme, anëtarët e forumeve, macet; kush nuk bindet në litar!

Lërini të sëmurët të dergjen si qeni në shtëpi dhe në sekondën e fundit sillini në spital!

Lexo edhe :  Adriatik Lapaj: "Nisim fazën e radhës, do ndajmë edhe bukën bashkë"

Puthuni sa më shumë me komshinjtë, të panjohurit, me shefat, me krushqit dhe deputetët!

Flisni rroma për toma gjoja si ekspertë të tregjeve financiare se si do të plasi zija e bukës, o ju plastë kaptina, plagjiaturë e gjallë!

Me një fjalë çmenduni! Edhe më shumë skizofreni akoma!

Nuk zutë mend që keni Kuvend jolegjitim!

Nuk zutë mend që keni bërë zgjedhje pa zgjedhës!

Nuk zutë mend nga tërmeti!

Nuk zutë mend as nga princvidi as nga covidi!

Shtet fejsbukist keni ndërtuar!

Shqipëria vend eksperimentesh sepse o do të pranojnë të gjitha eksperimentet ose duhet të ikin nga pushteti dhe të japin llogari!

Mirë futbolli, po volejbolli, ping-pongu, skerma, striptiza kur do të hapen?

Unë këtu jam po ju pres!

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV